E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama tani ka parqe ku të cicërojë gjatë gjithë ditës

Share

Kryeministri Berisha ka vizituar sot Muzeun Kombëtar ku është njohur nga afër me dy projektet për zgjatimin e bulevardit dhe lumin e Tiranës. Shefi i qeverisë i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Lulzim Basha ka marrë informacione më të detajuara në lidhje me dy projektet, ku njëri prej tyre pritet të marrë miratimin e qytetarëve për të nisur ndërtimin e Bulevardit të Tiranës.

Berisha është shprehur se Tirana më në fund është çliruar pas tetë vitesh nën drejtimin e Edi Ramës.

Leje pas leje, beton pas betoni Tirana u shndërrua në një qytet që po humbiste frymëmarrjen e saj. Sot ne të gjithë e shohim një dimension i cili i lejon Tiranës atë gjelbërim që ka tek Kodrat e Liqenit. Bulevardi, lumi dhe parqet do të jetë një projekt, i cili do të realizohet në një kohë më të shkurtër ndërsa pjesët e tjera do të marrin zhvillimin e vet, është shprehur kryeministri.

Ai ka vazhduar më tej ironinë mbi komentet e kreut të PS-së në Tuiter duke thënë se tani ish-kryetari do të ketë parqe të panumërta të bëjë ciu-ciu nga mëngjesi deri në darkë. Edhe në moshë dixhitale e sollëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›