E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmendet ushtari amerikan, vret dhe më pas djeg 16 afganë

Share

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afganistan, teksa një ushtar amerikan ka vrarë më shumë se 16 civilë në Afganistan, të cilët më pas i ka djegur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur ushtari amerikan, që sipas shokëve të tij kaloi në depression, ka qëlluar ndaj civilëve, duke lënë të vrarë 16 persona, 9 prej të cilëve fëmijë.

Autoritetet amerikane bënë fjalë vetëm për të vrarë, por një reporter i AFP tha se viktimat më pas janë djegur nga ana e ushtarit, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije ende.

Kjo ngjarje pritet që të acarojë edhe më tej marrëdhëniet mes Amerikës dhe Afganistanit, pas protestave të dhunshme të disa ditëve të mëpërashme, si pasojë e djegies së një Kurani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›