AK Te arrestohet Naum Disho

E shtune 10 Mars 2012 1317
AK PROTESTEAleanca Kuq e Zi ben thirrje per arrestimin e kreut te qarkut te OMONIA-s Naum Disho i cili edhe pse i denuar me vendim te Gjykates se Apelit per dhunim te varreve te Boboshtices vazhdon te jete i lire.
Me parullat Na kthe eshtrat gjeneral Qeveria tundi eshtrat e te pareve etj perfaqesues te Aleances Kuq e Zi kane protestuar para Drejtorise se Policise se Korces. Ata kane leshuar akuza te ashpra edhe ndaj qeverise se po ben pazare me Athinen zyrtare per eshtrat e pareve duke mos dorezuar Dishon te cilin e kane quajtur kriminel. Duke akuzuar autoritetet greke per nderhyrje ne ceshtjet e drejtesise se Shqiperise Aleanca i kerkoi Athines te distancohet nga dhunuesit e varreve. Naum Disho u denua me nje vit burg per dhunimin e varreve te banoreve te Boboshtices gjate ngritjes se nje memoriali per ushtaret greke te vrare gjate luftes. Denimi u la ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit duke marre forme te prere. Por Disho edhe pse ishte ne sallen e gjyqit nuk u arrestua si per neglizhence te Prokurorise ashtu edhe te gjyqtareve qe nuk zbardhen ne kohe vendimin. Duke perfituar nga kjo situate Disho u arratis ne Greqi.
Komente
Facebook