E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi per Gjykaten Administrative

E diel 11 Mars 2012 1321 Deputeti Armando Subashi Te henen e ardhshme ne komisionin parlamentar te ligjeve nis diskutimi i projektit per gjykaten administrative nje draft i mbetur pezull per 4 vjet ne sirtaret e Kuvendit. Projektligji eshte hartuar nga qeveria por per ta miratuar kerkohet shumice e cilesuar votash pra edhe vullneti i opozites. Deputeti Armando Subashi ne nje interviste per Vizion Plus thote se te majtet kane hartuar nje pakete mendimesh. Per opoziten problemi i pare qe duhet te zgjidhe ligji per gjykaten administrative eshte thjeshtimi dhe shkurtimi i procedurave gjyqesore. E ne kete pike Subashi fton grupet e interesit te dergojne amendimet per draftin. Ne projektligjin e qeverise eshte parashikuar ngritja e 6 gjykatave administrative dhe nje apeli ne Tirane ndersa hallka e fundit e ankimimit mbetet Gjykata e Larte. Gjyqtaret do te trajtojne ekskluzivisht vetem mosmarreveshjet administrative e tregetare duke synuar te zgjidhin ne kohe te shkurter konfliktet qe aktualisht trajtohen nga gjykatat e faktit.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›