E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama të ndalë ultimatumet

Kryeministri Sali Berisha në mbedhjen e qeverisë i ka kërkuar kreut të PS-së, Edi Rama të mos flasë më për ultimatume dhe të lexojë drejt deklaratat e ndërkombëtarëve. " I kërkoj kryetarit të PS-së që të heqë gjyslykët e së shkuarës me të cilat lexon mesazhet e ndërkombëtarëve", tha ai.
Kryeministri garantoi se institucionet evropiane janë në sintoni të plotë me qendrimit e tyre. "Ndaj zoti Rama lexoji me realizëm deklaratat e tyre se kjo do të bëjë të mundur të përfitosh maksimalisht ato që të takojnë, por jo gjithçka. Daljet e tua që nga Strasburgu se u dha një ultimatum nuk funksionojnë. Po t'iu faktoj unë se si u mbyll Strasburgu, duhet të rishikosh pak deklaratat. është shumë e lehtë të faktoj të kundërtën", shtoi ai.
Kryeministri shtoi se mbetet i hapur për dialog dhe për të respektuar kundërshtarin.
Në mbledhje, kreu i qeverisë ka shprehur mirënjohje ndaj vendeve të BE-së që morën vendimin për heqjen e vizave. Ai tha se ishin reformat e qeverisë ato që shndërruan në realitet këtë vendim historik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›