Remo Girone: Nese me doni ne Shqiperi me dergoni nje skenar
Remo Girone, aktori i njohur italian qe nga shqiptaret njihet si Tano Karidi, ka prekur token shqiptare per here te pare dje, si i ftuar i Festivalit te 13-te te Filmit Shqiptar. Aktori i njohur i serialit "Oktapodi" ka qene mbremjen e djeshme ne studiot e televizionit Klan. I ftuar ne emisionin "Zone e Lire", Girone ka rrefyer per jeten e tij dhe menyren sesi e ka njohur Shqiperine. Aktori i njohur u shpreh se "di shume pak per Shqiperine, por ky vend me ngjan me jugun e Italise". Po dje, me heret, Girone foli per mediat mbi karrieren e tij artistike nder vite, fama e "Oktapodit", fillimet e tij ne teater si dhe triumfi i tij ne kinemane italiane. Edhe pse Girone ka patur shume sukses per rolet e tij dramatike ne kinema, fillimet e tij kane qene ne teater, ku eshte bere i njohur si nje aktor humori. Surpriza e kesaj konference ishte mundesia e Remo Girone-s per te interpretuar ne nje film shqiptar. "Nese me doni ne Shqiperi me dergoni nje skenar. Mjafton te jete ne italisht", tha Girone. Pas teatrit, Girone ka vazhduar te pasoj me suksese te njepasnjeshme ne serialet televizive. Shfaqja ne ekranin e madhe vjen nga bashkepunimi me regjisorin hungarez Miklós Jancsó ne filmin "Roma do Cesarin", 1972. Ky film pasohet nga "Antikrishti" (1974) i Alberto De Martino dhe roli i pare si protagonist i eshte ofruar nga Marco Bellochio ne filmin "Pulebardha" 1977 per te vazhduar me "Corleone "(1978) dhe "Loje e rrezikshme" (1982) te Pasquale Squitieri dhe Cinzia Torrini. Popullaritetin e fitoi ne vitin 1987 me telefilmin e podhuar nga RAI "LA Piovra 3" duke i dhene jete nje prej personazheve i cilesuar me i keqi dhe njekohesisht me interesanti. I shoqeruar nga e bashkeshortja e tij, kjo eshte vizita e pare ne Shqiperi e Girones. Aktori Remo Girone ka qene i pranishem ne Mbremjen Gala te Festivalit te Filmit Shqiptar ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit.
Sigurisht qe kureshtja ka qene shume e madhe per ardhjen tuaj ne Tirane pasi shqiptaret ju identifikojne si Tano Karidi. Ju, keni pasur njohje per Shqiperine dhe kinemane shqiptare?
Eshte hera e pare qe vij ne Shqiperi. Nuk e njoh Shqiperine dhe kinemane e saj. Njoh nje pjese italianesh qe jane shqiptare, di qe ne Sicili ka nje vend qe quhet "La piana dei Albanessi".. ku jane te gjithe shqiptare.
Cfare ju shtyu te vinit ne Shqiperi? Ishte ftesa per festivalin e filmit?
Po, ishte ftesa per festivalin e filmi qe me solli ne Shqiperi. Fillimisht njohja me kete festivali filmi, erdhi nga Claudio Gubitosi-it, drejtor i Festival "Giffoni" dhe "Giffon Shqiperia". Me te ishim njohur ne Festivalin Nderkombetar te Filmit per Femije ne Itali, ne vitin 1997.
Tano Karidi eshte roli qe ju identifikojne te gjithe. Po per sa kohe ju ka ndjekur nga pas ky rol edhe pse sukseset tuaja nuk kane qene te pakta?
Roli i Tano Karidit me ka ndjekur dhe vazhdon te me ndjek edhe sot, madje edhe ne Itali. I them vetes, "prej sa kohes e mbaj me vete kete personazh".
Shqiptaret ju kane dashur dhe kane dashur t'iu urrejne. Si mundet ta realizonit rolin dhe sa i keni njohur kreret e mafies italiane?
Per kete rol, problem me i madh ka qene i skenaristeve dhe jo i imi. Kane shkruar per mua kete personazh te spikatur, sidomos duke u nisur nga seria e 4-et. Ishte hera pare qe shfaqej nje film mbi mafien, ajo qe ne e quajme niveli i trete, niveli i atyre qe komandojne parane. Personazhi ishte interesant pasi kishte karakteristika njerezore. Ishte i keq, por tregohej dhe i mire ne disa momente. Persa i perket pyetjes, per mua ishte shume interesant fakti qe interpretova kete rol, sepse deri diku kishte grimca nga realiteti i kohes. Madje pas ketij roli, shume gjera po fillonin te botoheshin edhe ne gazeta, flitej me lirshem persa i perket ceshtjeve te mafies... Permes filmit mund te flitet per disa gjera qe nuk mund te thuheshin ne realitet. Seriali "Oktapodi", kalohej nepermjet filmit per te kaluar censuren. Kujtoj ketu, shume nga ndryshimet qe beheshin ne sallen e dublimit, nje personazh qe ishte deputet behej nje ish deputet. Nje here kishim xhiruar nje skene ku Andre Otti kishte zyren, skena ishte ku nje mafioz takonte nje politikan. Na eshte dashur te montonim skenen ne menyre te tille qe te mos njihej vendi ku ishte xhiruar.
Ne ne Shqiperi, ju njohim kryesisht ne role negative? Keni patur me shume role te tille ne karriere?
Eshte e vertete qe shpesh me kane besuar personazhe negative, por jo vetem negative. Roli im i fundit per televizionin italian, ka qene ai i Papa Pio i 12-te, qe ndoshta shume shpejt do te behet shenjtor... (qesh). Une nuk e kam patur kurre problem qe te interpretoj nje personazh negativ. Ka qene gjithmone zgjedhja e regjisoreve dhe e skenaristeve. Aktualisht kame realizuar dy filma per ekranet e kinemave. Nje ne Kanada, ku interpretoj se bashku me bashkeshorten time. Ne ket film, jemi ne rolet e nje cifti, ku une jam nje emigrant italian qe do te kthehet ne atdheun e tij. Ne nje tjeter film, interpretoj rolin e nje gjyshi shume simpatik.. Tani po pergatitem per nje film te ri qe quhet "Miremengjesi President", qe eshte nje komedi mbi politiken ne Itali. Fabula eshte qe duhet te zgjedhim nje president te ri, partite e ndryshme nuk bien dakord. Roli im eshte zedhenesi per shtyp i Presidentit.
A eshte kinemaja nje mjet per te denoncuar problemet politike ne Itali?
Sigurisht, ka raste qe eshte. Ju e keni pare filmi "Gomorra", ai eshte nje shembull i mire denoncimi. Edhe une vete kam bere nje film qe quhet "Gioiellino", qe denonconte skandalin me financat e firmes "Parmalat". Nje film qe ka ardhur me pare, se kriza ne SHBA. Kinemaja qe denoncon, ka ndryshuar, eshte ndoshta me e bute, por ajo ekziston. Eshte shume e veshtire sot ne Itali te dish ku eshte e mira dhe ku eshte e keqja.
Cila eshte koha e arte per kinemane italiane?
Koha e arte e kinemase italiane mund te konsiderohet periudha e Felinit, Viscontit, Moricelit, Sergio Leones, e shume emrave te tjere. Industria e kinemase italiane sot eshte pak me e dobet sepse te gjitha zhanret i e zauron televizioni, nuk ka me filma zhanri qe sillnin te ardhura ne industri. Ne Itali mungon ligji qe eshte ne France e Spanje, qe i detyron filmat amerikane qe shfaqen aty, te paguajne 20% te ardhurave per industrine e kinemase vendase. Ata e kane shpetuar keshtu kinemane e tyre.
Gjate karrieres artistike si aktor keni bere shume teater. Cfare ju pelqen me shume nga rolet?
Une kam interpretuar shume ne teater, gjate te gjithe karrieres sime. Deri ne nje fare pike kam interpretuar role shume dramatike, si ai i Raskolnikovit tek "Krim e ndeshkim", por kam bere dhe role ne komedi, si per shembull "Lule kaktusi", qe ka patur nje sukses shume te madh.. Me pelqen qe t'i bej njerezit per te qeshur, por ne te njeten kohe eshte aq e veshtire t'i besh njerezit te qajne. Ka gjera qe ne profesion me vijne me natyrshem dhe jane me te thjeshta per mua, por ka dhe nga ato qe jane me te veshtira.
Eshte me e veshtire te arrish nje emer ne karriere apo te mbash ate Remo Girones?
Padyshim qe eshte e veshtire te mbash emrin e krijuar. Jam shume i kujdesshem ne zgjedhjet e mia, fillimisht zgjedh ne baze te regjisorit, dhe nese me pelqen atehere pranoj. Ka regjisore te medhenj me te cilet mund te behet nje rol i vogel, ka dhe regjisore te vegjel me te cilet te besh nje rol te rendesishem. Une nuk jam i fiksuar pas roleve te medha, nese eshte nje film i mire me nje regjisor te mire, zgjedh te pranoj dhe nje rol te vogel... Ne teater eshte ndryshe, kur vendosen ne skene pjese te literatures boterore, shikoj kush kane qene aktoret e medhenj qe kane interpretuar keto role. Ndersa per kinemane dhe TV, lexoj shume nese eshte nje personazh i rendesishem i historise.
Si jane raportet e aktorit Remo Girone me publikun femeror?
Raportet jane te mira (qesh). Ndoshta jo aq te mira sa te Mikele Placido-s (qesh). Une jam martuar bashkeshorten time Victoria, prej 30 vitesh dhe kemi 2 femije. Edhe kur shkojme ne evente te ndryshme, fotografet bejne shaka duke thene se "kete fotografi e kemi tashme".(qesh) Keshtu, jam une jam besnik, edhe pse ndoshta do te kisha dashur t'i jepja materiale gazetave te thashethemeve (qesh). Mund te them qe me rolin qe kisha tek "Oktapodi" kisha shume sukses tek publiku femeror.
Keni lexuar per Shqiperine perpara se te vini. Cfare pershtypjesh keni krijuar?
Nuk kam paragjykime per nje popull. Fatkeqesisht eshte folur shpesh ne gazetat italiane persa i perket ngjarjeve qe shqiptaret kane bere ne Itali. Eshte shume e thjeshte te pergjithesosh. Mua nuk me pelqen kjo gje! Bandite ka ne cdo vend, ndaj nuk mund te paragjykoj nje popull. Me kaq pak ore qe kam ne Shqiperi, nuk mund te jap nje pershtypje, ndoshta po te qendroj me gjate do te kem dicka. Por, them se Shqiperia nuk eshte shume ndryshe nga Italia e jugut.
Nese nje dite do t'iu vije nje ftese nga Shqiperia per te luajtur ne nje film, do te pranoni?
Sigurisht! Nese me doni ne Shqiperi me dergoni nje skenar. Mjafton te jete ne italisht. Pse jo, do ta pranoja me kenaqesi!!