FMN: Taksat, shembull per rajonin

Departamenti i Ceshtjeve Fiskale te FMN ka dhene vleresime teper pozitive per politikat fiskale te zbatuara ne Shqiperi, tre vitet e fundit si dhe per administrimin gjithnje e me cilesor te mbledhjes se tatimeve. Vleresimet jane dhene ne nje takim qe Departamenti i Ceshtjeve Fiskale te FMN, ka bere me drejtorite e Taksave te Rajonit te Ballkanit. Ne takim tatimoret shqiptare jane perfaqesuar nga drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Artur Papajni. FMN ka konstatuar sipas shifrave gjithmone, qe sistemi tatimor shqiptar mbetet i shendoshe. Konkretisht, referuar vitit te kaluar si baze reference Shqiperia ka nje rritje konstante, tejkaluar rritjen e Prodhimit te Pergjithshem Bruto. Njekohesisht edhe kundrejt programit qeveritar te vitit korrent, kjo administrate e ka permbushur misionin e saj. Nderkohe qe nga shtetet pjesemarrese ne takim u raportua ulje e ndjeshme e mbledhjes se te ardhurave tatimore te ketij viti. Nga ana e saj pala shqiptare paraqiti reformat legjislative e organizative te ndermarra nga qeveria shqiptare, per reformimin e shendoshjen e sistemit fiskal ne Shqiperi. U theksua gjithashtu edhe roli mbeshtetes ne vazhdimesi i Programit te Sfides se Mijevjecarit, (nga USAID) dhe i SIDA-s nga administrata tatimore suedeze. Pala shqiptare i ka kerkuar ne takim FMN nje mbeshtetje ne vazhdimesi edhe nga FMN per realizimin e programit 2009-2012. "Taksat dhe vdekja jane te sigurta" eshte nje shprehje tashme e urte per popullin amerikan, edhe ne vende te tjera ku shteti e ka konsoliduar pranine e tij. Por ne sistemin ku po zhvillohet ekonomia jone, te paguash per sherbimet qe te ofron shteti eshte anormale. Bindja e trasheguar nga ekonomia socialiste, qe shteti sherben falas, duket se ende udheheq mendesine per t'iu shmangur sa mund pageses se taksave. Pikerisht per kete sjellje, Shqiperia i ka rruget me te prishura, se paguan me pak taksa, ka ndotjen me te madhe te ambientit se paguan me pak taksa, perfiton sherbimet me te dobeta te mundshme publike se nuk i paguan ato. Si rezultat i ketij mentaliteti, qeveria dhe pushteti lokal vjelin gjysmen e taksave qe vilet ne rajon dhe po keshtu ofron sherbime jo cilesore, duke i dhene vendit ate panorame qe ne rendom i themi, skamje.
5 mujori, plani i tatimeve 100.3%
Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Artur Papajani deklaroi dje se, te ardhurat tatimore jane realizuar ne masen 100.3 % gjate pese mujorit te pare te ketij vit. Papajani theksoi se krahasuar me 5-mujorin e pare te vitit 2008, keto te ardhura rezultuan 5 % me te larta. Te shprehura ne vlere, sipas Papajanit, te ardhurat ne periudhen janar-maj rezultojne rreth 6.6 miliard leke me te larta.
Reforma fiskale
-Ne harkun e tre viteve u ul me 2,5 here tatimi mbi fitimin (nga 25% ne 10 %);
-U ulen me dy here tatimet mbi biznesin e vogel (nga 3% e xhiros ne 1,5%),
- U ul taksa mbi punen e paguar nga punemarresit (bizneset) me 1/3 ne 2006 dhe nga maji i 2009 kjo takse u ul me dy here krahasuar me nivelin e vitit 2005;
-U ul me 2,5 here taksimi mbi dividendin e aksioneve dhe norma maksimale e taksimit te te ardhurave personale,
- U ul taksa doganore, me 3 here (nga 6% ne 2%);
-Jane hequr mbi 20 taksa nacionale dhe jane hequr ose ulur thellesisht nje numer i madh tarifash sherbimesh, perfshi dhe cmimin e energjise elektrike per kompanite