Berisha: Rama t’u kerkoje falje infermiereve Eva Gjura
Edi Rama te kerkoje ndjese publike per etiketimet jo etike, qe ka bere ne adrese te infermiereve. Kjo ka qene kerkesa, qe kryeministri Berisha i ka adresuar dje publikisht kryetarit te opozites Edi Rama, i cili dy dite me pare gjate nje takimi elektoral ne Korce per shendetesine, nuk ngurroi te hedhe akuza ndaj punonjesve te shendetesise dhe konkretisht ndaj infermiereve. Nga foltorja e mbledhjes se qeverise, kryeministri Berisha eshte shprehur, z. Rama te terheqe publikisht fjalen e pamend per infermieret, pasi punonjesit e vendit jane pasuri kombetare dhe nuk duhet te perdoren per te goditur kundershtarin politik. “Ne kete mbledhje, dua te bej nje koment qe nuk eshte shume i zakonshem, por me detyron ndofta jo aq detyra e Kryeministrit, por fakti se per gati gjysme shekulli, me bluze te bardhe u kam sherbyer te semureve dite e nate. I kerkoj zotit Rama te terheqe publikisht, fjalen shume pamend qe ka thene per infermieret Te leshosh fjale te pakontrolluara ne adrese te infermiereve, eshte shume e papranueshme, ndaj une i kerkoj ne menyre te vendosur, te kerkoje publikisht te falur”, eshte shprehur Berisha. Duke marre shkas nga koha kur ka ushtruar profesionin e mjekut, kryeministri Berisha ka vleresuar punen e bere nga infermieret, duke i quajtur heronj. “Dua te them se ne ditet e para te punes sime, une jam frymezuar nga heroizmi e perkushtimi i punes se tyre. Mjeku nuk e ka te thjeshte detyren, e ka te veshtire, me pergjegjesi e te komplikuar, por edhe me te veshtire e ka infermieria. Se pari, per kontributin e jashtezakonshem qe ato japin. Z. Rama nuk mund te na thote mua e shqiptareve se ka nje profesion me te mundimshem se profesioni i infermieres. Se dyti, ato jane vajza, gra, nena, motra dhe nuk kisha degjuar kurre ndonjehere dicka te tille”, u shpreh kryeministri. Gjithashtu, ai ka vijuar edhe me tej kritikat ndaj kryetarit te opozites, duke u shprehur se nuk mund t’i quaje spitalet si shtepi publike. “Ne qofte se spitalet te duken shtepi publike, ke rene ne nje bote apo ne Shqiperine e genjeshtrave, sic thua ti. Spitalet kane te metat e problemet e tyre, por absolutisht ne po ato spitale behet nje pune nder me te shkelqyerat, shpetohen cdo minute, ore e dite jete njerezish; ne po ato spitale, qe kane te meta e defekte, ne menyre te padiskutueshme ekziston edhe teknologjia me moderne e kohes, ne sherbim te semureve. Te shprehesh sic eshte shprehur zoti Rama, eshte shume e rende”, tha Berisha.
Fyerja
Ne qofte Rames spitalet i duken shtepi publike, ka rene ne nje bote apo ne Shqiperine e genjeshtrave, sic thote ai. Spitalet kane te metat e problemet e tyre, por absolutisht ne po ato spitale, behet nje pune nder me te shkelqyerat, shpetohen cdo minute, ore e dite jete njerezish
Kritikat e Berishes
Rama, duhet te kerkoje falje se ka tejkaluar cdo kufi elektoral. Ajo eshte fjale shume e pamenduar. Cdo te thoshte z.Rama, nese kryeministri do te jepte nje urdher te mos e pranoni ne spital te pashoqeruar me bashkeshorten! Fushate le te beje, kundershtarit t’i adresoje cfare te doje, por jo infermieres, mesuesit e mesueses, punonjesve te thjeshte. Punonjesit nuk jane reparte partiake, nuk jane grupe a klube militantesh, ndaj tyre duhet te kemi nje qendrim te kujdesshem, aq me teper me fjale te tilla te renda, qe jane absolutisht te papranueshme.
Deklarata e Rames
Rezistencen e keni si pjese te shtuar te paketes, se te gjithe shkojne me ilace me vete, me carcafe me vete, me batanije me vete, me gruan me vete, por edhe rezistencen me vete. Po, me gruan me vete, qe te te mbroje nga infermierja, te te mbroje nga infermierja qe kerkon para per cdo shpim. Edhe te te shpojne edhe te paguash dhe te mos jesh i siguruar dhe te mos dish se si do t’ia besh neser, kjo nuk shkon. E vertete eshte qe gjitha keto kushtojne. Problemi eshte kush do t’i paguaje. 800 milione dollare harxhohen ne Shqiperi per shendetin.