E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Deklaratat e Rames per infermieret, te papranueshme dhe jo serioze

Deklaratat e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama per infermieret, kane sjelle reagimin e ish-ministrit te Shendetesise dhe zevendeskryetari i LSI-se, Petrit Vasili. Ne nje konference dhene dje per mediat, Vasili i cilesoi deklaratat e Rames ne adrese te infermiereve, si jo serioze dhe te papranueshme. “Deklaratat e nxituara, pa vend dhe pa seriozitetin e duhur, sigurisht qe jane te papranueshme dhe ne vend te ketyre duhet te kete nje vleresim maksimal per punen e tyre duke vleresuar dhe kushtet jo te lehta ne te cilat ajo zhvillohet”, tha dje Vasili. Perfaqesuesi i LSI-se shtoi se kemi te bejme me nje profesion qe perballet me veshtiresi te ndryshme qe nisin qe nga infrastruktura, por edhe ne planin psikologjik te marredhenieve me pacientet. Duke folur per kushtet e punes se infermiereve, Vasili u shpreh se ata punojne ne nje “problematike shume te komplikuar, por edhe me veshtiresi te tjera te te gjitha llojeve qe infermieret hasin, qofte ne planin psikologjik ne raportin e tyre me te semurin dhe familjaret, por edhe me raportin e plotesimit e te gjitha atyre procedurave mjekesore, te cilat duhen permbushur”. Ne deklaraten e dhene dje per mediat, Vasili eshte ndalur dhe ne procesin e integrimit. Ai u shpreh se klasa politike duhet te lexoje qarte mesazhet qe vijne nga Brukseli per miratimin dhe duhet t’i pergjigjet pozitivisht, aspirates se mbi 90 per qind te shqiptareve, qe kerkojne integrim sa me te shpejt. “Cdo zevendesim dhe indiference lidhur me kete, eshte nje gabim i pafalshem, faturen e se ciles, per fat te keq, e paguajne shqiptaret mbi 90 per qind pro evropiane, per arsye te papergjegjshmerise dhe mosndjeshmerise se politikes, e cila e mbytur nga ankthi elektoral, nuk e ndan dot kete nga prioriteti madhor historik i integrimit”, u shpreh zevendeskryetari i LSI-se, Petrit Vasili. Ai ka kerkuar dhe nga administrata qendrore dhe vendore, qe te zbatoje detyren dhe te lere jashte vemendjes, fushaten elektorale. “Duke terhequr vemendjen bejme thirrje qe e gjithe administrata qendrore dhe lokale, te rikthehet me perqendrimin e duhur ne te gjitha problemet qe jane pergjegjesi shteterore, administrative dhe burokratike”, u shpreh Petrit Vasili.

Gjyqtaret

Zevendeskryetari i LSI, ka komentuar dhe proceduren e perzgjedhjes se gjyqtareve. Ne konferencen e djeshme, ai tha se Parlamenti duhet te shprehet per cdo dekret, duke ju referuar propozimit te bere nga ish-presidentit Bamit Topi, gjate kohes qe ishte ne detyre. “Cdo dekret i Presidentit, ka detyrimin ligjor qe te merret ne shqyrtim nga Parlamenti”, tha Vasili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›