E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, Rama vizitojnë zonat e përmbytura në Shkodër

Ne Shkodër, edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar të zgjerohet
sipërfaqja e zonave të përmbytura. Tashmë janë përmbytur rreth 10 mijë
e 300 hektarë toke bujqësore dhe afër 2 mijë e 200 shtëpi banimi.
Kryeministri Berisha ishte sot në zonat e përmbytura, ku përsëriti
thirrjen për evakuim të popullatës. Po sot, në zonat e përmbytura të
Shkodrës ishin edhe deputetë të Partisë Socialiste së bashku me
kryetarin Edi Rama, të cilët njoftuan një nismë solidariteti me banorët
e zonave të përmbytura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›