E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qëllimi kryesor, jeta e banorëve”jeta

Kryeministri në Komunën BushatNë vijim të vizitës në qarkun e Shkodrës, kryeministri Berisha u ndal për të parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet dhe masat e marra për përballimin e vështirësive në komunën e Bushatit. Kryeministri përgëzoi autoritetet vendore dhe gjithë banorët e kësaj komune, për mënyrën burrërore me të cilën kanë përballuar këtë përmbytje. Gjithashtu, kryeministri bëri thirrje për evakuimin e banorëve të mbetur, si një domosdoshmëri për të mbrojtur jetët njerëzore, ndërsa siguroi kompensimin e plotë të çdo dëmi. “Dua t’ju bëj thirrje atyre që të largohen nga çdo banesë në rrezik. Dua t’i siguroj se qëllimi ynë kryesor është jeta e njerëzve, shëndeti i tyre, pastaj të tjerat  ne do t’i kompensojmë. Qeveria është e vendosur që sapo të kapërcejmë këtë moment, të ulemi, ta vlerësojmë dëmin bashkërisht me ju dhe ta kompensojmë atë plotësisht. Por jetët e njerëzve janë gjëja më e çmuar, pastaj vjen gjëja e gjallë që sigurisht është jashtëzakonisht e rëndësishme për jetën e banorëve. Në detyrimin dhe mençurinë tonë është që ne të minimalizojmë dhe të bëjmë çdo gjë për të pasur dëme sa më minimale”, tha kryeministri.Gjithashtu, Berisha bëri të ditur se i ka kërkuar Komitetit Ndërministror që të identifikohen të gjitha familjet që kanë pritur në shtëpitë e tyre banorë të evakuuar, në mënyrë që atyre t’u ofrohet  ndihmë. Drejtuesit vendorë e siguruan kryeministrin se ndarja e këtyre ndihmave bëhet në bashkëpunim me kryesinë e fshatit dhe autoritetet e tjera vendore. Edhe evakuimi i banorëve është bërë në sajë të ndihmës së madhe të dhënë edhe nga forcat e ushtrisë .Kryeministri i përgëzoi dhe i falënderoi ata për gatishmërinë e treguar, ndërsa i siguroi se, në mënyrë të vazhdueshme, ai dhe autoritetet qeveritare, e ndjekin situatën natë e ditën dhe ajo është nën kontroll. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›