Komunat e Podujevës dhe të Gjakovës ofrojnë ndihmë në të holla për Shkodrën
Shprehin gatishmërinë edhe për strehimin e familjeve të përmbyturaKomuna e Podujevës, në Kosovë, ka vendosur të ndajë një shumë prej 20 mijë eurosh nga buxheti i saj, për t’i ardhur në ndihmë veriut të Shqipërisë që ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të përmbytjeve. Propozimi për këtë ndihmë është bërë nga vetë kryetari i ri i komunës, Agim Veliu dhe është miratuar me unanimitet nga të gjithë këshilltarët. Të mërkurën edhe komuna e Gjakovës vendosi t’i vijë në ndihmë qarkut të Shkodrës me një shumë prej 10 mijë eurosh. Gjithashtu, komuna e Gjakovës ka njoftuar orët e fundit të mbrëmjes së djeshme se është e gatshme të strehojë 200 familje, deri në kapërcimin e situatës së emergjencës në veri të Shqipërisë. ...