E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Rama votojne per Parlamentin te Piramida

Kuvendi ftese kompanive te njohura evropiane dhe nga SHBA-ja. Se shpejti tenderi nderkombetar

32 studio te njohura nderkombetare jane ne gare per te fituar te drejten e projektimit te kompleksit te ri parlamentar. Komisioni Shteteror per Ndertimin e Kompleksit te ri Parlamentar ka miratuar listen e plote te studiove nderkombetare qe do tu dergohet kerkesa per shprehje interesi per te marre pjese ne konkursin nderkombetar. Ne kete liste perfshihen kompani te njohura italiane gjermane austriake franceze britanike spanjolle amerikane kroate zvicerane holandeze dhe belge. Gjate diskutimit te kesaj liste ministri i Financave Ridvan Bode propozoi qe ajo te ishte e hapur pra te mos kishte kufizim per numrin e ketyre studiove nderkombetare qe mund te marrin pjese ne gare. Te jete e hapur gara. Te mos percaktojme numer fiks - propozoi kreu i Financave. Por Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli doli kunder ketij propozimi. Sipas saj konkursi nuk mund te kthehet ne nje pazar. Nuk mund te jete e hapur se nuk mund ta bejme pazar. Jane zgjedhur me te miret. Nese doni te shtojme 1 2 apo 3 e bejme - pohoi ajo. Ky propozim i Topallit mori mbeshtetjen e te gjithe anetareve te Komisionit Shteteror per Ndertimin e Kompleksit te ri Parlamentar. Ngritja e kompleksit te ri parlamentar do te kerkoje nje financim jo te vogel nga shteti shqiptar. Faza e pare e tij qe eshte ajo e konkursit nderkombetar llogaritet te kete shpenzime deri ne 351 mije euro. Kjo faze perfshin shpalljen e konkursit nderkombetar ne 3 gazeta nderkombetare internet por dhe 3 gazeta shqiptare rimbursime shpenzimesh per udhetime e dieta per 10 pjesemarres pagesat per njesine e zbatimit te projektit ku do te punesohen 5 persona komisionit te vleresimit po me 5 anetare jurise se konkursit me 7 anetare por edhe kosto shtese per cmime rimbursime apo shpenzime administrative.

Rama bie dakord Te ndertohet tek Piramida

Kryetari i Bashkise se Tiranes njeheresh kryetar i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi ne mbledhjen e Komisionit Shteteror se partia qe ai drejton eshte dakord per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar ne zonen e Piramides. Ne rast se eshte fjala per te ndertuar nje parlament te ri aty ku gjendet Piramida une dhe ne jemi dakord me kushtin qe kjo gje te behet ashtu sic e ben bota me nje konkurs nderkombetar me arkitekte te njohur me propozime te njohura jo me konkurse nderkombetare si ajo qe u be per konkursin paraardhes por qe u keqperdor - u shpreh zoti Rama. Ky qendrim i Rames u theksua pas debateve te gjata me Kryeministrin Sali Berisha lidhur me menyren e marrjes se ketij vendimi apo simbolin e Piramides. Sipas Rames ndertimi i Parlamentit te ri tregon menyren e te konceptuarit se si mazhoranca qeveris me improvizime te kushtueshme madje sic ishte konkursi i hershem nderkombetar per Piramiden. Ai vijoi se mazhoranca nuk dallon dot godinen nga konteksti historik dhe ky perben nje problem. Ka edhe nje tjeter aspekt. Sic improvizoi sot ketu per parlamentin e ri ashtu improvizoi atehere edhe per nje projekt per teater vetem per te hequr andej median qe kushtoi disa milione euro - tha ai. Sipas Rames nuk kishin perse te paguheshin miliona euro per te bere teater brenda ne Piramide. Duke replikuar me tej me kreun e qeverise Rama theksoi se

kur flitet per Piramiden nuk behet fjale per mauzole apo Enverin. Enverin shqiptaret e kane percjelle vite me pare por ajo cka ne duhet te bejme eshte qe te mos i nenshtrohemi talebanizmit pra dukurise se hedhjes ne ere te gjithckaje - tha ai.

Komisioni Shteteror batutat mes Berishes dhe Rames

Edi Rama Nese jane keta qe shoh ne liste cilido qofte fituesi projekti eshte ne duar te sigurta. Dhe nje juri nderkombetare jo votim elektronik cvotim elektronik ate te zonjes Jozefine qe edhe nje parlament me 140 veta e manipuloni

Jozefina Topalli Jo te bashkise ku numeroni me gishta...

Edi Rama Ka mundesi te mos me nderprisni

Jozefina Topalli Meqe folet per seriozitet flisni seriozisht.

Edi Rama Me shume respekt per rregullat e tavolines degjova brockulla qe ne kushte te tjera nuk do ti degjoja. Nuk jam ketu ne Parlamentin tuaj...

Jozefina Topalli Ne Parlament jemi ketu Parlamenti yne eshte.

Edi Rama Ketu ne fakt jemi ne tavolinen ku beheshin mbledhjet e Byrose Politike dhe ju jeni fiks aty ku i bente ai i marri. Dhe mos me vini si ze nga varri.

Jozefina Topalli Keta zera ju vine juve dhe po duam ti heqim keto varre.

Edi Rama Nese doni ta zgjidhim ceshtjen sdi ne Evropen ku duam te integrohemi por nuk po integrohemi dot eshte shume e thjeshte. Ofrohet nje propozim ku u kerkohet te interesuarve te japin nje ide. Kjo eshte e gjitha. Ne bazen e ketyre ideve nje juri nderkombetare thote cila eshte me e mira. Keshtu i zgjidh e gjithe Evropa.

Sali Berisha Po te flasim per komitetin do duhet tju kujtoj se jeni ulur pikerisht ne vendin e shokut Spiro Koleka. Se dyti tek degjoja nje eksponent te larte te PS-se dje qe u thoshte shqiptareve se Enver Hoxha ka prishur vetem nje monument kulture ne 50 vite e kisha te veshtire te besoja se ky ishte nje institucion. Ne nuk jemi mbledhur te bejme avokatine. Ju duhet te keni kurajen te thoni te vertetat jo ti mohoni dhe maskoni ato. Kryearkitekti i asaj godine u deklaroi shqiptareve ne Top Channel se ishte parashikuar edhe varri i diktatorit. Me muzeun ke pasur lidhje te forta ti. Ti ne ate kohe dy gjera dije. Une nuk mashtroj.

Edi Rama Mua me ti nuk me drejtoheni dot se nuk jemi as shoke as miq. Une ju drejtohem me ju ju mu drejtoni me ju.

Sali Berisha Ate e afirmoi kryearkitekti i godines por faktikisht ti ate po mbron ate imiton ate ke ne mendje ate ke frymezim. Por kjo eshte zgjidhja jote. Per kete une nuk kam asnje lloj keqardhjeje dhe shqetesimi. Shqetesim kam qe keta mikrofona dhe kamera te mos perdoren per tu thene shqiptareve jo te verteta. Para nje jave u tha e kunderta ajo qe thua ti. Para nje jave Klement Kolaneci tha se ishte parashikuar te vendosej varri i diktatorit aty tani krahasohet me Rajshtagun gjerman. Une i di ato se kam lexuar gjate jetes sime ne shkencat ekzakte dhe une i kuptoj projektet. Tu thuash shqiptareve se po e mbroj ate se ka qene varri i Enverit...

Edi Rama Nuk thashe ashtu.

Sali Berisha Sy me sy po ma mohon kete.

Konkursi do te jete nderkombetar. Ne kete kontekst ti nuk perjashtohesh. Urdhero behu pjese e ketij bashkepunimi. 100-vjetori do te festohet por te pyes une tani se ku do ta ndertoja ne nje kohe kur varri hesht... do prishim varrin. Nuk mund te leme varrin e diktatorit ne qendren e kryeqytetit. E vure aty kambanen nuk e zgjidhi gje. Zgjidhja perfundimtare aty eshte ndertesa e Parlamentit. E ke shume te veshtire te kalosh nga ngjyrat te arkitektura. Po te jete per bojerat mund te flasesh por arkitektura eshte nje shkence aq komplekse. Eumlshte sa art aq mat pra ngjyra eshte e fundit ne arkitekture. Ato jane vetem nje aspekt. Duhet te dish te lexosh arkitekturen. Mauzoleu eshte vetem psikologjik.

Kete debat do ta bejme kur te diskutojme ne KRTSH planin e pergjithshem te Tiranes.

Nderhyn Rama

Jozefina Topalli Zoti Rama ruani qetesine.

Sali Berisha Zoti Rama une ju degjova edhe kur e shqiptuat latinishten sikur te ishe prej Dragobie. Nuk kam cfare te bej se ajo eshte kultura jote.

E verteta eshte se Enver Hoxha ishte nje lloj Mulla Omari por te krahasosh te tjere me te do te thote se te ka ngelur koha te Enver Hoxha. Minimumi per te mos thene te besh avokatin e tij. Te perpiqesh te gjesh taleban tjeter pervec Enver Hoxhes atehere ti je i dyti se ti je biri shpirteror i tij. Te themi ate qe eshte. Nuk duhet te hysh ne keto skema. Po te duash te bejme diskutime te tilla jam i hapur hajde ne cdo studio televizive edhe ne Top Channel po deshe se keto te tjerat i anatemoni dhe bejme nje debat te gjere sa te duash.

Por uroj qe dhendri i ri me mendime te reja.

Edi Rama Une nuk thashe qe aty nuk mund te behet parlament. Une thashe krejt te kunderten. Une nuk thashe qe aty ka qene plan per tu bere varr thashe se ju me siguri kete e dini me mire se keni qene mjek i asaj byroje dhe me siguri ju kane konsultuar per balsamimin e trupit te Enver Hoxhes. Por kjo nuk ka pike vlere per mua dhe nuk ka lidhje me ceshtjen per te cilen ne po flasim. Meqe keni merak prononcimet nuk thuhet afrodiazike thuhet afrodiziake.

Jozefina Topalli qesh Si thuhet

Edi Rama Afrodiziake. Eumlshte shume bajate madje eshte banale qe ju ne menyre te perseritur duke u munduar qe ta ktheni nje problem te cilin fare mire mund ta zgjidhnim se bashku per ti dhene vendin nje parlamenti ashtu sic e ka cdo vend tjeter ne nje ceshtje se kush eshte me Enverin dhe kush nuk eshte dhe kush jo kush eshte biri shpirteror dhe biri per shpirt i Enverit. Kjo eshte ceshtje qe nuk ekziston. Po e perseris nese eshte fjala per te ndertuar nje parlament te ri aty ku sot gjendet Piramida une dhe ne jemi dakord me kushtin qe kjo gje te behet ashtu sic e ben Evropa te ciles ne themi se i perkasim me nje konkurs nderkombetar me arkitekt te njohur me juri nderkombetare. Jo konkurs nderkombetar me juri nderkombetare si ajo qe u be per konkursin paraardhes qe ishte e standardeve me te larta por qe u keqperdor u abuzua dhe po vazhdon te abuzohet sot.

Sali Berisha Pervec faktit qe nje piktor i realizmit socialist i penduar dhe ketu me vjen mire se nese zoteria nuk eshte penduar ne ideologji rezulton te jete penduar ne art dhe kjo eshte nje zhvillim. Kerkon te projektoje te gjithe sistemin demokratik te ndertuar nga shqiptaret keto 18 vite me trashegimine e realizmit socialist. Une uroj qe kjo menyre arsyetimi tju cliroje sa me shpejt prej saj dhe te shihni realitetin krejt tjeter nje Shqiperi e cila eshte vite drite larg asaj qe imagjinoni dhe parashikoni ju. Nuk ka diskutim qe nuk do jete ky komitet ai qe do te percaktoje arkitekturen e parlamentit te ri por ky komitet ka te gjithe tagrin tu organizoje arkitekteve zonen. Zoteri Piramida do te prishet sepse ajo siperfaqe aty eshte jetike per ndertimin e Parlamentit. Por nga ana tjeter ne na ndajne dy botekuptime dy filozofi sepse une nuk mund te konceptoj kurre ate qe thoni ju se vlerat historike te saj jane aq sa per tu mbajtur. Periudhen socialiste te qendres se Tiranes e quaj periudhen me te zeze. Ne rast se mendoni se kjo qender Tirane duhet te jete skllave e asaj periudhe une ju garantoj se kjo nuk do te ndodhe. Nese epoka e kryetalebanit qe mjerisht rezulton te jete edhe ati shpirteror beri kete baterdi ne qender...

Edi Rama I kujt ati shpirteror

Jozefina Topalli Ju lutem qetesohu zoti Rama. Me qetesi.

Edi Rama Ato i di une.

Jozefina Topalli Merre me qetesi. Mos nderhyni me.

Edi Rama Boll me kete at shpirteror. Keni qene komunist per 25 vjet.

Jozefina Topalli E rrezoi Enverin qetesohu. Ti ike.

Sali Berisha Erdhe fillimisht tek une dhe u ktheve prape atje. Nuk kam kurrfare qendrimi per kete. Ke bere zgjedhjen qe ke dashur.

Edi Rama Ika nga atje se te gjeta ty atje qe ishe me tesere partie ne xhep.

Jozefina Topalli E kishte rrezuar Enverin kur shkove ti atje.

Sali Berisha Ne Qytetin Studenti ia rrezove bustin por kur e rrezove atje pse do te mbash ketu

Edi Rama Kur jam perballe nuk ma permend dot Enver Hoxhen.

Jozefina Topalli Zoti Rama qetesohu nuk e keni fjalen.

Sali Berisha Edhe po te mos e permend une ju e ndiqni ne cdo hap.

Do shpallim konkurs te ftojme studiot me te mira. Do bejme debat me qytetaret.

Edi Rama Pse nuk pyesni qytetaret a te shembet apo mos shembet

Sali Berisha Pse ore per kultin e Enver Hoxhes do pyes qytetaret Ti po heq abonete dhe nuk pyet gjimnazistet. I le gjimnazistet pa shkolle.

Ju ftoj te bashkepunojme se Parlamenti eshte i cdo shqiptari. Ai nuk mund te ruhet se eshte i lidhur me Enver Hoxhen.

Edi Rama A ka me te lidhur me Enver Hoxhen se ju por po ju ruajme.

Jozefina Topalli Kalojme te pika e pare e rendit te dites qe eshte shpallja e publikimit te ketij konkursi ne revistat nderkombetare.

Jeni dakord

Sali Berisha Dakord.

Jozefina Topalli Shpallet konkursi sipas listes bashkengjitur.

Ridvan Bode qesh Te jete e hapur...

Jozefina Topalli Nuk mund te jete e hapur se nuk mund ta bejme pazar. Jane zgjedhur me te miret. Nese doni te shtojme 1 2 apo 3 e bejme.

Jozefina Topalli Te miratojme rregulloren e organizimit te konkursit nderkombetar. Jeni dakord. Faleminderit.

Tjetra...

Kryeministri Sali Berisha dhe Edi Rama ngrihen ne kembe.

Jozefina Topalli Po prisni bre. Ngritja e njesise teknike. Faleminderit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›