Komisioni shteteror miratohet shembja e Piramides

Topalli Vendimi ekzistonte qe ne kohen e Servet Pellumbit. Lista e studiove miratohet edhe rregullorja e njesise teknike
Komisioni shteteror miraton nisjen e procedurave per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar. Gjate mbledhjes se djeshme e cila zgjati per rreth 3 ore komisioni ka miratuar vendimin per ftesen per studiot si dhe rregulloren e njesise teknike per ndertimin e Parlamentit te ri te Shqiperise. Vendimi u mor pas debateve te gjata mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te Partise Socialiste njeheresh kryetar i Bashkise se Tiranes Edi Rama lidhur me muzeun e diktatorit Enver Hoxha. Ne mbledhjen e djeshme ishin te pranishem edhe dy kryetaret e grupeve parlamentare te PD-se dhe PS-se Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi ministri i Financave Ridvan Bode dhe sekretari i Pergjithshem i Kuvendit Marlind Myftiu.
Vendimi
Piramida do te kthehet ne parlament. Ky vendim eshte jetesuar dje nga Komisioni Shteteror i cili ka miratuar edhe procedurat per nisjen e konkursit nderkombetar. Pro ketij vendimi ka qene edhe opozita edhe pse ka vene si kusht organizimin e nje konkursi transparent nderkombetar dhe me nje juri nderkombetare. Gjate fjales se saj Kryeparlamentarja Topalli shprehu domosdoshmerine e ngritjes se kompleksit te ri parlamentar pasi Parlamenti aktual i Shqiperise nuk ka standardet e asnje parlamenti evropian dhe te vendeve te rajonit. Per te gjithe ata qe kane pare parlamentet e botes nuk ekziston as edhe ne rajon nje godine e papershtatshme nje godine e cila nuk ka asgje te perbashket me ate qe do te ishte tempulli i demokracise me ate qe duhet te ishte Parlamenti i Shqiperise. Edhe Maqedonia Kosova Mali i Zi e kane me te bukur dhe me funksional pa folur pastaj per parlamentet e Evropes parlamentet e vendeve ish-Sovjetike Azise Afrikes etj. - tha ajo. Pasi theksoi kushtet jo te pershtatshme te Parlamentit aktual Topalli tha se sfida per nje Kuvend te ri do te kalohet me sukses. Ajo theksoi se do te hartohet nje ligj i vecante qe te beje te mundur qe ne 100-vjetorin e pavaresise edhe Shqiperia te jete me nje parlament me dinjitoz ndersa vleresoi perzgjedhjen e studiove nderkombetare qe do te marrin pjese ne konkurs. Topalli falenderoi Kryeministrin per mbeshtetjen me buxhet te ketij projekti te ri. Do ti kerkoja edhe opozites te cilet jane pjese e rendesishme e Kuvendit te Shqiperise qe ta mbeshtesin kete iniciative qe ka filluar qe nga zoti Pellumbi. Une kur jam zgjedhur Kryetare e Kuvendit kam gjetur nje vendim te Kuvendit te Shqiperise tek i cili jemi bazuar sot dhe po e zhvillojme me pertej. Une i kerkoj kryetarit te bashkise kryetarit te grupit parlamentar dhe opozites qe ta mbeshtesin kete vendim - tha ajo.
Kompleksi i ri Berisha Kosto e ulet per ndertimin e godines
Kryeministri Sali Berisha i beri dje thirrje opozites te mbeshtese ndertimin e nje parlamenti te ri atje ku sot ngrihet Piramida. Gjate fjales se tij ne mbledhjen e Komisionit Shteteror Kryeministri tha se vendi ku sot gjendet Piramida eshte ambienti me i pershtatshem per te ngritur Parlamentin e ri sepse kjo hapesire eshte kater here me e madhe se Keshilli i Ministrave. Berisha theksoi se kthimi i Piramides ne nje parlament te ri per vendin do te zgjidhe me nje kosto 20-30 per qind me te ulet edhe ceshtjen e Pallatit te Drejtesise si edhe ate te Teatrit. Sepse - ka shtuar ai - rikonstruksioni i godines aktuale te Kuvendit shkonte 25 per qind me shume se ndertimi i godines se re te Parlamentit se bashku me ndertimin e godines se Gjykates se Larte. Berisha kembenguli se piramida de juro eshte nje mauzole ndaj dhe mbeshteti arsyetimin per prishjen e objektit ne funksion te ndertimit te kompleksit parlamentar duke i meshuar faktit se nuk mbart asnje vlere historike. Kryeministri i ktheu pergjigje kryebashkiakut edhe per projektin e miratuar me pare per ngritjen e Parlamentit qe sikunder tha ai mbart edhe probleme te natyres psikologjike.
Qendrimi
Ndertimi i Parlamentit eshte nje imperativ para se gjithash funksional. Shqiperia eshte i vetmi vend qe nuk ka Parlamentin e saj por e ka ate ne ndertesa te ndryshme dhe ne distanca dhe jo teresisht funksional - tha Kryeministri Berisha gjate mbledhjes se Komisionit Shteteror. Ai theksoi se maketi i kompleksit te ri parlamentar krahas jurise arkitekturore do te votohet dhe elektronikisht nga juria e qytetareve. Kryeministri Sali Berisha konfirmoi serish vendimin per prishjen e Piramides ish-muzeu i diktatorit komunist ku do te ndertohet Parlamenti i ri duke theksuar se rendesia e godinave nuk mund te fetishizohet nga periudha te caktuara historike por nga vlerat e te tashmes dhe te se ardhmes. Sipas tij ne historine 50-vjecare te diktatures Tirana dhe qendra e saj u shemben barbarisht per te ndertuar katrahura mongoloide. Te shembesh bashkine per te ndertuar muzeun do te thote te kesh rene totalisht ne nje paranoje te totalitarizmit. Te shembesh nje sistem vilash te tera per te ngritur mauzoleun e Enver Hoxhes ishte gjithashtu pjese e paranojes se kesaj diktature - deklaroi ai. Sipas Berishes pas 100 vitesh Shqiperia do te kete Kuvendin e ri i cili do te jete nje parlament funksional per vendin dhe nderkohe godina me e bukur e tij. Shqiperia aktualisht nuk e ka Parlamentin e vet. Sigurisht qe cdo sistem ka detyrimet e veta por kjo qeveri dhe ato para saj nuk kane pasur mundesi te angazhohen ne ndertime publike sepse kane pasur nje mije probleme te tjera per te zgjidhur si ndertimi i shkollave rrugeve etj. - tha ai. Kryeministri ka shtuar se Piramida eshte 4 here me e madhe nga ana e siperfaqes se vete godina e Keshillit te Ministrave te Shqiperise. Mauzoleu u vendos aty per te perkujtuar kujtimin e nje njeriu i cili do te mbetet me gjakesori me barbari i te gjitha koherave. Nje njeri qe e coi kombin ne alternativen per te qene dhe per te mos qene qe ekzekutoi pa gjyq mijera e mijera qytetare te pafajshem e qe rrenoi trashegimine kulturore mijeravjecare te shqiptareve - tha z.Berisha.