E Diel, 1 Nëntor 2026

PS jo kompromisit thirrje per zgjedhje te parakohshme

Kryetari i PS-se lajmeroi dje rifillimin e protestave. Letra e PD-se Rama Pergjigje e vjeter

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama beri thirrje dje per rifillimin e protestave dhe zgjedhje te parakohshme. Keto sipas Rames jane reagim i PS-se ndaj keqqeverisjes se mazhorances aktuale. Shqiperia po paguan nje cmim qe nuk e meriton per shkak te keqqeverisjes. Ne do te ngrihemi ne protesta duke kerkuar zgjedhje te reja te parakohshme si e vetmja menyre per tu dhene nje pergjigje te gjitha problemeve qe sot jo vetem nuk zgjidhen por behen perdite e me te renda - u shpreh Rama ne nje takim me gazetaret. Ne kete menyre kryesocialisti i rikthehet edhe nje here rruges se protestave por kete radhe duke folur edhe per zgjedhje te parakohshme qe sipas tij jane zgjidhja e vetme qe mund ta nxjerrin vendin nga kriza. Por se si do te behet i mundur kalimi nga protestat ne zgjedhje te parakohshme kjo eshte nje pikepyetje me vete pasi tashme mazhoranca eshte me se solide por gjithashtu edhe pervoja e meparshme e protestave nuk eshte se i jep shume mundesi pozitive opozites. Megjithate ne takim kreu i selise roze foli edhe per oferten e refuzuar nga mazhoranca duke e cilesuar si mungese vullneti nga ana e qeverise per zgjidhjen e krizes. Ne i kemi bere oferte te re qeverise e cila nuk e ka lexuar por na dha nje pergjigje te vjeter duke na provuar te verteten e njohur per vjedhjen e zgjedhjeve. Transparenca eshte domosdoshmeri jo thjesht per procesin e kaluar zgjedhor por ne teresi per raportet mes shtetit dhe qytetarit mes te zgjedhurve dhe zgjedhesit - deklaroi kreu i PS-se Edi Rama. Por kujtojme se sipas mendimit te shume eksperteve edhe oferta e bere nga opozita ishte e njejte me ate te meparshmen pra nuk ndryshonte asgje nga ajo qe kerkohej me pare ndersa z. Rama e cilesoi ate si nje oferte ne perputhje te plote me rezoluten e PE-se dhe si leshimin e fundit ndaj mazhorances. Kryesocialisti edhe ne kete takim te radhes me gazetaret vazhdoi me akuzat e tij ndaj qeverise duke e cilesuar kete te fundit si pergjegjese per mungesen e aplikimit te Shqiperise per statusin kandidat ne Bashkimin Evropian. Shqiperise i refuzohet ajo qe ne fakt i duhej dhene kohe me pare por qe Shqiperia nuk e merr dhe ky eshte statusi i vendit kandidat ne BE. Evropa eshte ne prag te dy vendimeve te rendesishme per shqiptaret. Nderkohe qe ajo liberalizon vizat per shqiptaret ajo merr nje vendim tjeter duke mos hapur porten per ta - u shpreh Rama. Ne fund te fjales se tij kreu i te majteve theksoi se situata ne vend eshte shume e rende per sa i perket krimit dhe korrupsionit dhe sipas tij keto fenomene te renda kane pesuar rritjen me te madhe ne kohe gje e cila mjafton per opoziten qe te rikthehet ne protesta dhe sipas Rames te rrezoje qeverine . Numri i vrasjeve dhe krimeve eshte rritur dhe rritet duke kapercyer shifren 30 me shume se nje vit me pare. Krimi dhe korrupsioni jane bere njesh me qeverine e dale nga votat e vjedhura dhe e kane zhytur kete qeveri e cila nuk ka hetuar ende as vrasjen e Xhindit dhe as vrasjen e Remzi Veselit. Krimi dhe korrupsioni i mbyllen Shqiperise negociatat me BE-ne. Per ta luftuar kete ne do te ndryshojme qeverine kerkojme largimin e saj dhe zgjedhje te parakohshme - perfundoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›