Rrëshen/ Të shtëna armësh mbi dy vëllezër, vdes njëri, plagoset tjetri
Rreshen- Të shtëna armësh kanë tronditur pasditen e sotme qytetin e Rrëshenit kur një person është qëlluar për vdekje, ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tij.
Ngjarja është shënuar pasditen e së dielës rreth ores 15:00 në hyrje të qytetit të Rrëshenit, kur një person i armatosur kanë shtënë me armë në drejtim të 2 vëllezërve Eduart dhe Petrit Ndoka. Si pasojë, i vrarë në vend ka mbetur Petrit Ndoka, 30 vjeç, ndërsa i plagosur rëndë, vëllain Eduart Ndoka, 33 vjeç.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit menjëherë pas ngjarjes dhe ai është shtetasi Agustin Mandrea, 49 vjeç.
Ndërkohë policia ka zbardhur detajet e ngjarjes e cila rezulton të ketë ndodhur për motive banale.
Vëllezërit Ndoka dhe autori ishin duke pirë në një lokal të qytetit në të njëjtën tavolinë, por nuk ka kaluar shumë kohë dhe ata kanë nisur një grindje. Zanafillë e sherrit u bë një zënkë e mëparshme e vëllezërve me 49-vjeçarin Mandrea.
Ky i fundit ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar në drejtim të 2 vëllzervë, ku si pasojë mbeti i vrarë nga plumbat më i riu prej të dyve, 30-vjecari, Petrit Ndoka.
/IDEA/