OJQ: Korrupsioni nuk alarmon Qeverinë e Kosovë
Më tej thuhet se, fatkeqësisht sukseset ndaj kësaj dukurie janë në një nivel të papërfillshëm. Sipas Odës Ekonomike Amerikane për vitin 2009, rreth 60 për qind nga 550 kompani kanë dhënë mito për të pasur një funksionim normal të biznesit të tyre. Deri më tani, institucionet si prokuroria dhe gjykatat nuk kanë ndërmarrë dhe nuk po ndërmarrin veprimet e nevojshme me të cilat do të dëshmonin përkushtimin e tyre ndaj luftës kundër korrupsionit.
Po ashtu, sipas “Transparency International” për vitin 2009, sistemi gjyqësor, nga këndvështrimi qytetar është ndër më të korruptuarit. Qeveritë në dhjetë vitet e fundit e kanë përdorur pushtetin gjyqësor për interesa të ngushta politike dhe klanore dhe në këtë mënyrë e kanë shndërruar këtë hallkë të pushtetit në njërën nga dikasteret e qeverisë.
"Prandaj, sot në mënyrë simbolike, ne po vendosim para Institucionit më të lartë të drejtësisë dhe institucionit më të lartë të akuzës këto simbole që interpretojnë atë që po ndodh në sistemin tonë gjyqësor, pra urdhrin e qeverisë për t'i mbyllur këto institucione që kanë dështuar në çdo hap të përmbushin detyrimet e tyre ligjore", thanë përfaqësues të OJQ, të cilat Qeverisë së Kosovës i dorëzuan kartonët e kuq dhe në mënyrë simbolike i dhanë mesazhin se është momenti i fundit që ajo t'i stopojë ndërhyrjet e saj në institucione të pavarura dhe t'i lejojë ato të kryejnë obligimet e tyre.