E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihte prinderit, terrorizonte gjimnazistet

Lezhe- Terrorizonte dhe dhunonte familjen, ndersa sillej perreth shkollave te mesme i armatosur dhe shpesh gjuante me pistolete ne ajer, duke trembur gjimnazistet. Ky eshte "backgroundi" i adoleshentit Jak Ndoj, qe ishte kthyer ne personin me problematik per Policine e Lezhes dhe me pare kishte shenuar precedente penale si rrahje, vjedhje, grabitje me dhune dhe armembajtje pa leje. Por te gjitha ndalimet jane kthyer ne liri te parakohshme per shkak te moshes se mitur, derisa diten e djeshme eshte prangosur per here te fundit teksa eshte kapur afer gjimnazit "Hydajet Lezha" ne qender te qytetit, me nje pistolete pa leje. Zyrtare te policise thane se Ndoj sapo ka mbushur 18 vjec dhe do te procedohet si te gjithe personat e rritur.

Jak Ndoj bente dje xhiro ne mes te dites dhe qytetit, prane gjimnazit "Hydajet Lezha" ndersa ne duar mbante nje pistolete dhe terrorizonte kalimtaret dhe vajzat e shkolles. Kane qene pikerisht qytetaret qe i telefonuan policise vendore dhe nje grup i gatshem ka kapur 18-vjecarin me nje pistolete "TT" pa leje. Por i dyshuari per "armembajtje pa leje" ishte kthyer ne nje kontingjent me rrezikshmeri te larte shoqerore. "Jak Ndoj eshte i dyshuar per nje sere vjedhjesh te ndodhura ne Qarkun e Lezhes. Ka qene arrestuar me pare per vepra te ndryshme penale, si ajo e vjedhjes me arme dhe armembajtjes pa leje, por per arsye te moshes se mitur ka perfituar ulje denimi", njoftoi zedhenesja e Policise Lezhe.

Nga verifikimet e kryera ne dosje rezulton se disa here familjaret e tij dhe ne vecanti nena, kane kerkuar urdher mbrojtje nga gjykata, ndaj djalit, per shkak se ne menyre sistematike ai ushtronte dhune ndaj tyre. Hera pas here nena ishte ankuar per rrahje nga i biri, pasi ky shfaqej i dhunshem duke kerkuar para dhe te tjera te mira materiale. "Eshte nje person me rrezikshmeri te larte shoqerore, i cili ka disa vite qe perfiton nga mosha e tij e mitur. Tani ka mbushur 18 vjec, ndersa ka ushtruar dhune sistematike ndaj familjes dhe u kap ne mes te qytetit me arme, ne afersi te gjimnazit", konfirmoi policia vendore. Pas hetimeve paraprake dosja hetimore i kaloi menjehere Prokurorise se Rrethit se bashku me materialet e meparshme per precedentet e te dyshuarit.

Jak Ndoj, 18 vjec, banues ne fshatin Barbulloje, Lezhe

I dyshuar per nje sere vjedhjesh ne Qarkun e Lezhes

I arrestuar me pare per "vjedhje me arme", "armembajtje pa leje"

Procedohet per rrahjen e prinderve, qe kerkojne mbrojtje gjykate

I liruar per shkak te moshes se mitur dhe perfiton ulje denimi

Aktualisht 18 vjec dhe do te procedohet si i rritur


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›