Berisha-Rames: Hiq dore nga programi i mashtrimit Eva Gjura
Ne mbledhjen e grupit parlamentar, Kryeministri Berisha i ka bere thirrje kreut te opozites, Rama, qe ne kete fushate elektorale qe sapo ka filluar, te lere menjane fabriken e trillimeve duke hequr dore nga programi i mashtrimit, i cili ne menyre te permbledhur ngjan vecse me nje sallate maqedonase. "Kryetari opozites ka filluar fushaten elektorale, per cka e pergezoj dhe uroj qe mos t'i avulloje benzina rruges. E ftoj qe ne kete fushate, te lere menjane fabriken e trillimit qe ai i thote fabrika e mendimit, te cilen ne rrafshin ekonomik e udheheq Shkelqim Cani, por ne hije eshte Cac Angjeli", - u shpreh Kryeministri. Duke u ndalur tek programi i paraqitur nga PS, Berisha i ka shprehur keqardhjen kreut te PS, Rama, per paraqitjen ne show-n e tij mediatik dhe ne daljet e tjera anesore per kete program, te cilat, sipas Kryeministrit, datojne ne nje menyre ose ne nje tjeter nga ekonomia e vetadministrimit, tek kaosi i vertete ekonomik. "Me kete alternative mendoj se programi ishte nje sallate maqedonase, ne teresine e vet", - tha Berisha. Gjithashtu, Berisha ka shprehur keqardhjen e tij per tezen e paraqitur nga PS, "korrupsioni i sotem eshte me i madhi i 100 viteve te fundit dhe se mjerimi i sotem eshte me i madhi i 100 viteve te fundit". Per Berishen eshte nje skandal i vertete nese kryetari i opozites perdor nje terminologji te tille duke synuar te fshije nga memoria kombetare periudhen me te zeze te historise, sic ishte regjimi komunist. Duke u ndalur tek qeverisja socialiste Berisha tha se, "ne keto 100 vite, duhet te jemi te qarte se perfshihen edhe 11 vitet e pushtetit socialist, qendror e lokal dhe, sipas Bankes Boterore dhe te gjitha institucioneve nderkombetare, ne keto vite, ne Shqiperi u vendos sistemi i korrupsionit. Kur ne erdhem ne pushtet, Shqiperia renditej ne 24 vendet me te korruptuara te planetit. Ndersa sot, ajo ka lene pas 95 vende, ka marre cmime nderkombetare per transparencen e prokurimeve". Berisha ka kundershtuar si te paverteta dhe ta pabazuara ne argumentet deklaratat e Rames se ekonomia perballet me rrenimin. Per kete, Berisha ka kerkuar qe te shohe vetedeklarimet e bizneseve, te cilat pranojne se eshte rritur fuqia blerese. Berisha tha se biznesmenet nuk mund te mashtrohen me nga deklaratat e Rames se do t'u heqe taksat. "Rama mendon se me populizma do te mund te ndertoje alternativen. Shkoi per te ilustruar politiken e tij tatimore ne klubin e miliardereve te PS", - tha Berisha. Kryeministri i ka kujtuar Rames se treguesi me i favorshem per statistikat eshte INSTAT, nese nuk i beson atij, le te marre statistikat nderkombetare. Berisha e cilesoi mjaft te dobet programin politik te paraqitur nga PS, duke shtuar se vetem programi politik nuk ishte e vetmja risi, aty ishte deklarata e Rames, qe i beri thirrje Topit dil nga qypi. "Topi rri ne rrjete apo ne qyp ate s'e di une, e vetmja risi politike qe solli, ishte dil nga qypi", - theksoi Berisha.
"Programi politik i Rames, antiprivatizimi"
Duke vijuar komentin e tij per programin e PS, Berisha tha se ai ishte fund e krye anti privatizimit, duke shprehur gezimin e madh se nuk u shiten hidrocentralet. "Shprehej terbim i madh per oferten e 'Alpetrolit' dhe privatizimin e tij, si dhe deklarata unike e tyre ku thuhej: 'Nuk ka vend qe shet te drejten e shfrytezimit'. Por, a mund te na thone ata se cfare eshte koncesioni? Eshte shitje e te drejtes per nje periudhe te caktuar. Kete po bejme edhe ne. Po e shesim per nje periudhe 20 a 25-vjecare. Gjigantet boterore te naftes si: 'Total oil Anchor', 'Oksi', 'Shelli', e te tjere me radhe, ku eksplorojne, ku nxjerrin nafte, ne mars, hene a ne toke? Po zoti Rama, po te them se ka nje njeri qe nuk e shet kete te drejte dhe ky eshte diktatori Hugo Caves. Ai po ben cdo gje per te perzene kompanite amerikane dhe askush tjeter", - u shpreh Berisha. Per Berishen qendrimet antiprivatizim, jane ne kundershtim flagrant me ate cfare kerkohet sot ne unison nga ekonomistet e medhenj ne bote. Reagimi i Rames ndaj privatizimeve, eshte ne vazhden e reagimeve te tij kunder te gjitha marreveshjeve te nenshkruara me sektorin privat deri me sot, te cilat se paku, ne 3 vitet e fundit, kane garantuar ne kete vend se paku 3.2 miliarde dollare investime.