E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani-Barroso: Statusi i vendi kandidat ne BE, i mundur Rozeta Rapushi

Presidenti i Bashkimit Europian, Hose Manuel Barroso, u shpreh dje pozitiv per mundesite qe Shqiperia ka ne marrjen e statusit te vendit kandidat, nese ploteson detyrimet e mbetura. Ne konferencen per shtyp te dhene pas takimit me Presidentin e Republikes, Bujar Nishani, i cili zhvillon viziten e pare zyrtare ne Bruksel, Barroso tha se Shqiperia mundet dhe duhet te ece para me realizimin e reformave. "Kemi vene re permbushjen e disa prioriteteve per sa u perket ceshtjeve ligjore nga ana e Shqiperise. Shqiperia mundet dhe duhet qe te vazhdoje me permbushjen e reformave para publikimit te progres-raportit per te. Megjithate, Shqiperia duhet te realizoje ate qe ka mbetur ende pa u permbushur, sic eshte reforma ne drejtesi", - u shpreh Presidenti i BE-se, Barroso. Ai vleresoi faktin se vendi yne po tregon vendosshmeri per te ecur para me reformat. Ndaj, Barroso shprehu bindjen se Shqiperia do te realizoje prioritetet e mbetura. Barroso tha se ai mori siguri nga kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, per ecurine e vendit drejt BE-se. Duke konfirmuar gjithashtu se Bashkimi Europian eshte i angazhuar per perspektiven europiane te Shqiperise. "Presidenti Nishani me konfirmoi angazhimin e tij serioz per sa i perket reformes ne drejtesi. Progresi i Shqiperise po ndodh. Gjithcka eshte ne doren tuaj, ta realizoni deri ne publikimin e progres-raportit", - theksoi Barroso. Nga ana e tij, Presidenti Nishani tha se ai e njohu Barroson dhe shkembyen mendime mbi situaten politike ne vend dhe hapat drejt statusit te vendit kandidat. "Komisioni Europian do te shperndaje se shpejti progres-raportin, ku do te vleresoje progresin e Shqiperise dhe zbatimin e 12 prioriteteve. E njoha Barroson per ate cka eshte bere deri me sot me reformat e realizuara. E informova gjithashtu per hapat konkrete ne luften kunder krimit te organizuar, korrupsionin dhe reformat e permbyllura si ajo zgjedhore etj.", - theksoi Nishani. Ai shtoi gjithashtu se informoi presidentin e BE-se mbi diskutimet per projektligjin per "Gjykaten e Larte". "Une do te angazhohem per te bashkuar politiken shqiptare, per permiresimin dhe ruajtjen e marredhenieve te mira ne rajon, si dhe e garantova zotin Barroso se Shqiperia do te vazhdoje te kontribuoje ne paqen ne rajon", - theksoi kreu i shtetit shqiptar. Gjate konferences per shtyp, presidenti i BE-se, Barroso, iu pergjigj nje pyetjeje te vetme, nese Shqiperia ka shpresa te marre nje vleresim pozitiv ne tetor per marrjen apo jo te statusit te vendit kandidat. "Ne shohim qe ka progres ne Shqiperi, ne shtyjme bashkepunimin per vijimin e ketij progresi", - ju pergjigj Barroso.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›