Sekuestrohen 510 kg kanabis në Durrës, në pranga drejtuesi i kamionit

Porti i Durrësit, i kthyer në një pikë tranziti për transportim droge, ka surprizuar efektivët e kufitarë, të cilët kanë sekuestruar plot 510 kg lëndë narkotike. Sasia e drogës është kapur mbërmjen e sotme, gjatë kontrollit të një kamioni, i cili kishte destinacion Italinë. Fillimisht blutë kanë gjetur 210 kg drogë të llojit kanabis, por pas një kontrolli të hollësishëm në automjet janë identifikuar dhe 300 kg të tjera. E gjithë sasia e drogës u sekuestrua nga policia kufitare , përpara se kamioni të hipte në traget, ndërsa efektivët kanë shoqëruar në polici drejtuesin e mjetit, Besnik Çelçima, 49 vjeç. Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të personave, apo të një rrjeti të mundshëm trafikantësh që mund të fshihet pas tij.