Durrës, gjendet 1 person i plagosur, të paqarta rrethanat

Është gjetur në rrethana të pashpjegueshme një person i plagosur në qytetin bregdetar të Durrësit. Kanë qenë kalimtarë të rastit, ata që kanë njoftuar organet e policisë për një person të plagosur, rreth të 30-tave, në zonën pranë ndërtesës së Prefekturës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu të Durrësit, ku sipas hetimeve praraprake konstatojnë, se i plagosuri ka deklaruar se është rrëzuar vete në tokë. Si rezultat i plagëve të rënda në trup, 30 vjecari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes së30-vjeçarit.