Berisha-Rames: I ke nervat e lodhura nga rruget Rozeta Rapushi
Nga Librazhdi, ku prezantoi kandidatet per deputete te Partise Demokratike, kryeministri Sali Berisha i tha kundershtarit te tij politik, se i ka nervat e lodhura shume nga rruget ku ka ecur. Duke falenderuar Librazhdin per mbeshtetjen e PD-se, Berisha kerkoi votat per nje mandat te trete, me premtimin se rrogat edhe pensionet ne qeverisjen e tij do te rriten gjithnje, ashtu sic do te rriten edhe kete vit. “Keto vite, ne mbi dyfishuam pensionet ne mbare fshatrat e vendit dhe rritem me 120-140 per qind rrogat e mesuesve, infermiereve dhe mjekeve. Zotimi yne para jush eshte, se do te vazhdojme te rrisim rroga e pensione ne menyre te panderprere. Rritja do te behet edhe kete vit sipas parashikimit tone. Ne ecim me moton, te integrojme Shqiperine qe per tete vite kish mbetur ne vend numero”, - u shpreh Berisha. Sipas tij, perballe shqiptaret kane alternativen e mohimit dhe te bllokimit. Ne kete kuader, kryeministri permendi se Rama se fundmi gjate nje takimi me kreret e PS-se ne Tirane, fliste duke ju adresuar kreut te qeverise se po ta pyesesh per shkolla, pune, ekonomi etj, pergjigjet vetem per rruge. “I nderuar zoteri, i ke nervat e lodhura, dhe i ke te lodhura shume nga rruget ne te cilat ke ecur. Meqe e shtrove kete problem, puna dhe punesimi jane qellimet e mia me madhore dhe fakti qe ne kete vend, bizneset jane rritur nga 700 ne 1420 deshmon se ne kemi nxitur dhe inkurajuar biznesin dhe zhvillimin e tij”, - nenvizoi Berisha. Sipas tij, nen qeverisjen e djathte, Shqiperia firmosi MSA, anetaresoi vendin ne NATO si dhe arriti te marre vleresime per marrjen e statusit te vendit kandidat pas plotesimit te tre kushteve. Por perballe sipas Berishes, ndodhet alternativa e majte, e cila tentoi te bllokoje cdo proces integrimi ne vend nga vizat, anetaresimi ne NATO dhe se fundmi statusin e vendit kandidat. “Zoteria tani thote se do te shkojne te gjithe ne Amerike. Jo do shkojne per vizite, e do te kthehen. Do ta bejme Shqiperine Amerike”, - replikoi ne distance Berisha ne lidhje me debatet e lindura me premtimin e tij te fundit se me reforma do te mund te realizohet edhe liberalizimi i vizave me SHBA. Ndaj kryeministri, kerkoi votat e te gjithe banoreve te Librazhdit por edhe gjithe Shqiperise per nje mandat te trete qe do ta bente Shqiperine e zhvilluar, evropiane. “Te bashkohemi per punesim, per mireqenie per integrim. Alternativa tjeter e shpalli Shqiperine, karroce te invalidit. Respektin me te madh per invalidet, por Shqiperia sot eshte anetare e NATO dhe do te ece e sigurt drejt ne BE, ti rri ne autobus ne do te ecim perpara. Te bashkohemi te gjithe pavaresisht nga bindjet, per nje Shqiperi evropiane”, - theksoi kryeministri.
Premtimet e PD-se ne Librazhd
Pervec rritjes se rrogave dhe te pensioneve, kryeministri Sali Berisha premtoi dje para banoreve te Librazhdit, se me marrjen e nje mandati te trete qeverises do te perfundoje ndertimin e infrastruktures me moderne, do te ndertoje rruge, shkolla e qendra shendetesore. “Ju premtoj se ne 4 vitet qe vijne, do te trefishojme grantet per fermat tuaja. Ndaj ju bej thirrje te mbillni sa me shume dru frutore”, - kerkoi kryeministri. Ai siguroi se vetem nga hidrocentralet do te mund te punesohen 4000 persona ne Librazhd.
Premtimet e PD-se ne Librazhd
Pervec rritjes se rrogave dhe te pensioneve, kryeministri Sali Berisha premtoi dje para banoreve te Librazhdit, se me marrjen e nje mandati te trete qeverises do te perfundoje ndertimin e infrastruktures me moderne, do te ndertoje rruge, shkolla e qendra shendetesore. “Ju premtoj se ne 4 vitet qe vijne, do te trefishojme grantet per fermat tuaja. Ndaj ju bej thirrje te mbillni sa me shume dru frutore”, - kerkoi kryeministri. Ai siguroi se vetem nga hidrocentralet do te mund te punesohen 4000 persona ne Librazhd.