Berisha-Ramës: Je i pashpresë. Modelin Rama-Kokëdhima Tirana e flaku në Lanë
Kreu i qeverise, Sali Berisha ka vijuar me turin e inaugurimeve ndërsa sot ka marrë pjesë në rikonstruksionin e rrugës Lis-Ura e Matit.
Në fjalën e tij, shefi i qeverisë nuk ka lënë pa sulmuar edhe kreun e PS-së Edi Rama duke theksuar se 23 qershorit do të jetë dita e gjykimit për të.
“Kreu i opozitës rreh gjoksin se bllokoi 3 ligjet dhe investimet. Modeli i tij është modeli për të cilin qytetarët e Tiranës i thanë rrotacion. Ai kujton se do kthehet nga dritarja kur Tirana e përcolli nga dera. Ne do ecim përpara. Modeli i tij, lexoni për Kokëdhimën, a ju kujtohen çatitë që bini mbi kokat e nxënësve mbi shkollat e Tiranës, ishin tendera të fituara nga Kokëdhima, apo pallatet që i kanë zënë detit Himarës. 23 qershori është dita e gjykimit, e verdiktit, nuk do kesh asgjë më shumë se disfatën e radhës, je mësuar nga humbja në humbje, prite humbjen e radhës theksoi Berisha.
Kryeministri gjithashtu ka shprehur mirënjohjen ndaj banorëve të Matit për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Partisë Demokratike ndërsa premtoi më shumë investimet gjatë 4 viteve që vijnë.
Sot inaugurojmë rrugën që ju lidh ju me aksin kombëtar, rrugën që i jep vlerë të veçantë të gjithë territorit ku ajo kalon, rrugën që sjell zhvillim, punësim. Ne do bëjmë shumë më tepër për ju gjatë mandatit të ardhshëm. Unë ju gantoj ju se 4 vitet që vijnë investimet do të jenë mbi 3 herë më të mëdha. Unë e di që kemi ndërtuar shumë rrugë por kemi shumë për të ndërtuar tha Berisha.
Ai ka theksuar se PD-ja nuk kërkon votën për atë që ka bërë por për investimet që do të bëhen në të ardhmen. Sipas kryeministrit, alternativa e PS-së është mohim, mashtrim, bllokim.
vijon..