E Diel, 1 Nëntor 2026

Lesi: Që PD të kishte ndonjë mundësi për fitore, fushata duhej të drejtohej nga Basha ose Topalli, jo Berisha

lesiNikollë Lesi ka thënë se, nëse PD do të kishte ndonjë mundësi të vogël për fitore, ajo do të ishte nëse fushata elektorale do të drejtohej nga Lulzim Basha ose Jozefina Topalli, dhe jo Sali Berisha. Për shkak të këtij propozimi, Lesi thotë se ka mbetur jashtë listës së kandidatëve të PD-së për deputetë.

Gjatë një diskutimi me një mikun tim, figurë shumë e rëndësishme e PD, i thashë zgjidhjen për fitore në 23 qershor. I thashë a mund ti thuash kryeministrit se zgjidhja për ti fituar zgjedhjet me vështirësi, është që fushatën ta drejtojë Lulzim Basha ose Jozefina Topalli, jo Sali Berisha. Sa i thashë, iku miku jonë sikur kishte rënë damllaja. Unë prapë se besoj se është kjo arsyeja. Një mendim dhashë, nuk përcaktova gjë. Unë do fitoj për arsye se kam argument, unë nuk prish koalicionin. Se flas, kritikoj, nuk lëviz. Që në 2003 nuk kam votuar kundër kësaj mazhorance. Kisha ofertë nga Rama të kandidoj në Lezhë dhe do dilja patjetër deputet dhe se bëra. Unë do luftoj votë për votë për të bindur elektoratin dhe do tu bëj spektakël në parlament, tha Lesi për Ora News.

Lesi vazhdon ti qëndrojë bindjes se PD ndryshoi rregullat e lojës pas nënshkrimit të marrëveshjes, ku kishte marrë garanci për mospërfshirjen e asnjë aleati në listat e deputetëve të PD.

Lesi, që kandidon në Qarkun e Tiranës, ka thënë se do të donte të kandidonte në Lezhë. Sipas Lesit, Lezha do të dalë 3 me 3 mes PS-së dhe PD-së, ndërsa një mandat, thotë ai, do e marrë Monika Kryemadhi.

Në Lezhë, që mund të konsiderohet si bastioni im, ku kam kontribuar me maksimumin tim, e kisha me shumë pasion të isha deputet i saj. Lezha me këtë listë që ka vënë Berisha atje, nga katër deputetë që ka PD, rezultati do dalë 3 PD,3 PS dhe një LSI me Monika Kryemadhin. Kjo, pasi LSI ka një strukturë bindëse në Lezhë, tha Lesi, ndërsa ka ironizuar me kandidimin e Ndokës dhe Lufter Xhuvelit, duke thënë se me ta PD shton votat./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›