E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rames Mos guxo te prekesh institucionet

Banditet u pajisen me arme nga Policia Bashkiake. Komision hetimor per pucin e organizuar nga kreu i PS-se

Cdo tentative tjeter per pushtim institucionesh do te marre ndeshkim ekzemplar jo tek te tjeret por tek Rama personalisht. Keshtu deklaroi pasditen e djeshme Kryeministri Sali Berisha gjate nje mbledhjeje te jashtezakonshme te qeverise. Kreu i qeverise akuzoi Ramen si organizatorin e te gjitha perplasjeve te 21 janarit me qellimin qe te merrte me dhune ate qe nuk e mori dot me vote. Sipas tij forcat e rendit Garda e Republikes bene nje mbrojtje te shkelqyer. Zmbrapsen te gjitha sulmet banditeske te bera me arme. Jane evidentuar te bera me shishe Molotov dhe arme te tjera qe u jane shperndare demonstruesve nga Policia Bashkiake - tha ai. Berisha deklaroi me tej se kryesocialisti pagoi banditet per te ardhur ne demonstrate dhe me tej per te qelluar me gure. Ai informoi me tej se do te ngrihet komision hetimor per ate qe e cilesoi si puc te opozites. Ne do te mbledhim Parlamentin do te krijojme komision parlamentar per pucin - tha kreu i qeverise.

Skenari i PS-se

Edi Rama mendoi se ate qe nuk realizoi dot me ane te votes do ta realizonte nepermjet banditeve trafikanteve bashibozukeve te paguar duke shfrytezuar nje montim te turpshem te tij - deklaroi dje Berisha ne mbledhjen e qeverise. Sipas tij Rama dhjete dite me pare paraqiti para shqiptareve nje video me nje manipulim grotesk dhe me pas vijoi me mbledhjen e Asamblese se PS-se ku beri thirrje per demonstrate. Edi Rama vendosi ne mbledhjen e Asamblese se PS-se thirrjen e demonstrates popullore dhe inkurajoi bandite dhe kriminele. Shperndau qindra milione leke pagesa te dyfishta pagese per te ardhur ne demonstrate qe ishte rreth 10-20 mije leke dhe pagesen per te qelluar me gure qe ishte 200-300 mije leke te vjetra - deklaroi Kryeministri. Sipas tij me tej skenari i pucit u zhvendos ne Parlament kur socialistet tentuan te pengonin fjalen e tij ndersa thoshte te verteta lidhur me te. Folen haptas se do te marrin pushtetin me dhune duke iu referuar demonstrates se 21 janarit. Me date 20 janar ne darke te dy une dhe Edi Rama kemi qene ne intervista televizive. Une shpreha vendosmerine e palekundur per te drejten e protestes. Ne te njejten kohe Edi Rama tha se neser do te dalim ne krah te popullit. Populli mund te tejkaloje opoziten mund te mos degjoje opoziten mund te beje ate qe ben. Pra nje ftese direkte bandave qe te tejkalojne institucionet kushtetuese dhe te rendit - deklaroi ai. Berisha theksoi porosine e dhene ministrit te Brendshem dhe drejtorit te policise per te shmangur cdo lloj provokimi. U kam dhene porosi te vecante Do te shmanget cdo provokim ndaj protestuesve. Do te tolerohet gjithcka eshte e mundshme. Natyrisht nese ka dhune do te zbatohet ligji por per gjera te vogla dhe sharje jo. Mora garanci te plote prej tyre - deklaroi ai. Kreu i qeverise shtoi me tej se Rama ishte ne krye te ketij operacioni banditesk. Edvin Kristaq Rama ishte futur ne kafene e Fidelit drejtonte qe andej operacionin e bandave. Priste qe si fitimtar te vinte te ulej ne karrige pasi banditet te canin te gjithe mekanizmat e mbrojtjes dhe ai priste te karrigia e Fidelit qe po i dukej e ngjashme me ate te Kryeministrit - tha ai. Sipas Berishes skenari i Rames ishte qe te merrej ndertesa e Kryeministrise e Parlamentit dhe e Radiotelevizionit por deshtimi te Kryeministria beri qe skenari te deshtonte. Ai paralajmeroi se nuk do te tolerohet me situate e tille. Nuk do te merrem ne menyre absolute me asnje njeri tjeter pervec atij. E bere nje here se je ky qe je e bere per se dyti do te kesh pergjigjen me totale qe mund te jete. Do te kete zero tolerance ndaj prekjes se cdo institucioni. Toleranca do te jete zero. Te paguaje zjarrvenes te beje cte doje. Por ai dhe vetem ai do te jete personi qe do te ndeshkohet - tha Berisha. Ai siguroi se nuk do te kete as gjendje te jashtezakonshme dhe as kufizim te lirive. Opozita le te protestoje sa te doje ne menyre paqesore.

Kryeministri mbron garden dhe policine

Berisha deklaroi perseri dje se forcat e rendit Garda e Republikes bene nje mbrojtje te shkelqyer zmbrapsen te gjitha sulmet banditeske te bera me arme. Jane evidentuar te bera me shishe Molotov dhe arme te tjera qe u jane shperndare demonstruesve nga Policia Bashkiake. Ne nje moment banditet thyen deren e Kryeministrise. U futen ne territor ne te cilin pergjigjja eshte sipas rregullores se gardes fillimisht qellim ne ajer dhe pastaj asgjesim. Sidoqofte fatmiresisht punonjesi i gardes e kaloi ate moment dhe aty brenda oborrit askush nuk mbeti i vrare - deklaroi dje ai. Kryeministri percolli te tjera detaje nga demonstrata e 21 janarit ndersa pohoi se nje deputet i PS-se Ilir Bejtja kishte marre nje makine dhe e sollen ne oborrin e Kryeministrise por pasi e cane deren e pare nuk e dinin se kishte nje prite zjarri dhe nje dere te dyte hekuri. Puci deshtoi - u shpreh ai. Lidhur me tri viktimat Berisha tha se vrasja e tyre me arme ishte bere nga goditje nga afer por shtoi se gjithsesi kerkoi hetim te plote. Ai shtoi se te gjitha regjistrimet televizive te Kryeministrise iu dhane prokurorise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›