Opozita nuk terhiqet Te premten perseri ne protesta

Kryesocialisti injoron thirrjet e nderkombetareve. Thirrja per demonstrata gjate varrimit te nje prej viktimave
Opozita nuk terhiqet nga protestat. Edhe pse demonstrata e dates 21 perfundoi me vdekjen e tre personave kreu i selise roze Edi Rama nuk pranon terheqjen duke injoruar edhe thirrjet e nderkombetareve per ti dhene fund dhunes. Nga Fieri ku mori pjese ne varrimin e njerit prej viktimave te demonstrates ai deklaroi se protesta e radhes eshte diten e premte. Ai u beri perseri thirrje shqiptareve te mblidheshin ne shesh.
Thirrja
Te premten e ardhshme do te kete nje tjeter demonstrate ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Nga Fieri Rama beri perseri thirrje per tu mbledhur para Kryeministrise. Sipas kreut te selise roze Partia Socialiste do te vazhdoje te kerkoje permbushjen e endrres evropiane te tre deshmoreve shpresa e te cileve u pre ne mes ndersa shtoi se demonstrata e dyte do te jete ne nder te tyre. Demonstrata e dyte ne nderim te viktimave. Do rezistojme paqesisht bashke me cdo shqiptar kunder krimit ne pushtet - u shpreh ai. Rama theksoi se cdo shqiptar ka detyrimin ta ndjeke endrren e protestuesve te 21 janarit. Ceremonia mortore e Faik Myrtajt eshte e treta ceremoni mortore per keto 3 viktima. Me lejoni qe fjalet e duhura per keto 3 viktima te krimit qeveritar ti shpreh ne diten e premte ora 1400 ne bulevardin Deshmoret e Kombit ku te gjithe shqiptaret e shqiptaret qe denojne dhunen dhe krimin qeveritar dhe qe deshirojne te nderojne kujtimin e ketyre 3 shqiptareve te jashtezakonshem per me shume pune dhe per me shume shprese dhe per me shume perspektive per femijet e tyre qe sot jane jetime te gjendemi te gjithe bashke - deklaroi ai. Sipas tij kjo eshte rruga e vetme per tu ndier i lire. Kjo eshte nje ftese per ju per te gjithe ata qe duan rrugen pa kthim drejt nje Shqiperie ku gjithsecili te ndihet i lire dhe ligji te jete 1 per te gjithe - deklaroi nga Fieri kreu i selise roze. Kryesocialisti komentoi edhe akuzat e Partise Demokratike ndaj prokurorise duke i konsideruar ato si shfaqje e regjimit te kusarise. Akuzat ndaj prokurores se Pergjithshme jane surrati i vertete i regjimit te kusarise. Heroizimi i vrasesve dhe sulmi ndaj prokurores eshte kambana me e forte e alarmit. Ska dhune shteterore qe ta marre peng Shqiperine - deklaroi Rama. Komentet e tij u bene pas akuzave te selise blu ne drejtim te Prokurorise se Pergjithshme e cila ka leshuar tashme 6 urdher-arreste per gardistet lidhur demonstraten e 21 janarit por qendrimi i kreut te selise roze per nje tjeter proteste duket se eshte larg dhe thirrjes se forte te nderkombetareve per tu dhene fund protestave te dhunshme. Menjehere pas demonstrates thuajse te gjitha selite e ambasadave ne vendin tone por dhe personalitete te shumta nderkombetare bene thirrje per ti dhene fund dhunes dhe qe partite politike te gjejne rrugen e kompromisit.