E Shtunë, 31 Tetor 2026

TopiPartite te marrin pergjegjesite interesat e vendit mbi gjithcka

TIRANE- Kreu i shtetit Bamir Topi tha sot se mbeshtet nje hetim teresor te paanshem profesional dhe transparent te ngjarjeve te dates 21 janar ndersa ka nxitur bashkepunimin mes institucioneve te zbatimit te ligjit. Ne deklaraten per shtyp te Presidences thuhet se Presidenti Topi pati nje takim me kreun e opozites Edi Rama me kerkese te ketij te fundit ku u dikutua situate aktuale ne vend.

Kreu i shtetit ka ndare me kryesocialistin Rama nevojen urgjente per bashkepunim mes paleve ne menyre qe te permbushen pergjegjesite dhe detyrimet duke vene interesat e vendit dhe te popullit shqiptar mbi gjithcka tjeter.

Ne keto momente me shume se asnjehere tjeter na duhet qetesi maturi dhe pergjegjesi politike dhe individuale per ti lene kohen dhe hapesiren e nevojshme funksionimit te shtetit te se drejtes dhe instititucioneve te pavarura ligjore te tij. - thuhet ne deklarate

Sipas kreut te shtetit Institucionet e shtetit dhe punonjesit ne detyre jane te shenjte e te paprekshem ashtu sikurse eshte edhe mbrojtja dhe kujdesi per jeten e qytetareve. Ne cdo rrethane e drejta legjitime per te demonstruar paqesisht duhet administruar me pergjegjesi maksimale - ka theksuar ai.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›