E Diel, 1 Nëntor 2026

Demonstrata e dhunshme ambasadori danez thirrje politikes per reflektim

Ambasadori danez Karsten Ankjaer Jensen i ben thirrje politikes te gjeje zgjidhje per situaten tejet te rende te krijuar ne vend e cila u pasua edhe me vdekje e tre personave ne demonstrate. Tre persona paguan me cmimin me te larte te mundshem paaftesine e politikes shqiptare per te gjetur kompromiset. Nje numer shume me i madh u plagosen dhe mund te mbartin pergjithmone shenjat e plageve te shkaktuara nga deshtimi i politikes se demokracise shqiptare. Ky fakt thellesisht trishtues duhet te na jape shkak per qetesi dhe reflektim te thelle. Nevojiten vendime te mencura dhe jo intensifikim i veprimeve e retorikave - tha Jensen. Ai shtoi se e drejta per te demonstruar me mjete paqesore eshte themelore ne demokraci por dhuna e shkaterrimi nuk mund te justifikohen. Zbardha e ngjarjes dhe gjetja e fajtoreve tashme eshte nje ceshtje e drejtesise sipas ambasadorit. Presim qe institucionet e drejtesise shqiptare te marrin pergjegjesite e tyre ne menyre te qarte e transparente dhe te ndjekin ligjerisht ne perputhje te plote me ligjin te gjithe shkelesit e tij nga te dy palet - deklaroi ai. Diplomati veren se pasojat e perplasjes se armatosur ne 21 janar do te jene me te medha nga cmendohen. Por ky duhet te jete nje moment reflektimi politik. Demokracia shqiptare eshte sfiduar perseri tashme si nga ngerci i gjate politik ashtu edhe nga ngjarjet e fundit qe cuan ne tre te vdekur. Ne nje udhekryq te tille une i bej thirrje te forte qeverise dhe opozites te zgjedhin me mencuri ne interes te popullit shqiptar - perfundon ambasadori danez deklaraten e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›