Permbytjet qeveria shpall gjendjen e emergjences civile

Urdhri i Berishes Evakuim te shpejte te banoreve. Sistemim te te evakuuarve ne hotele kujdes per bagetite dhe bazen e tyre ushqimore
Qeveria shpalli dje gjendjen e emergjences civile ne qarkun e Shkodres per shkak te katastrofes natyrore te diteve te fundit. Keshilli i Ministrave miratoi dje me kerkese te Komitetit Nderministror te Emergjences Civile ne bashkerendim me autoritet vendore dhe Komitetin e Emergjences te qarkut te Shkodres shpalljen e gjendjes se fatkeqesise natyrore ne qarkun e Shkodres. Kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit te Ministrave duke folur per situaten e permbytjeve vuri ne dukje se eshte terbimi i lumenjve ai qe solli perkeqesimin e situates. Sipas tij kjo e beri te domosdoshme vendosjen e kesaj gjendjeje te vecante e cila vec nderhyrjeve te tjera e ben te domosdoshme evakuimin e banoreve.
Vendosim per te shpallur gjendjen e fatkeqesise natyrore ne qarkun e Shkodres pasi ecuria e prurjeve nga te gjitha anet e ben te domosdoshem evakuimin e shpejte te popullates. Prurjet ne kaskade rrine tek 3 mije meter kub ne sekonde pra prurjet te marra se bashku. Ne vecanti prurjet te papermbajtura do ti quanim prurje te terbuara kane qene prurjet e lumenjve te Alpeve te cilat kane nje agresivitet te madh per faktin se liqenet e Komanit dhe Vaut te Dejes jane shume me te vegjel ne kapacitet mbajtes se liqeni i Fierzes - theksoi z. Berisha. Kryeministri Berisha pasi beri nje pershkrim te situates me te fundit te krijuar ne kete zone nga vazhdimi i reshjeve te shumta te shiut dhe per pasoje e rritjes se jashtezakonshme te prurjes se lumenjve te Alpeve me mbi 2000 m3 ne sekonde tha se me kete akt dhe me te gjitha masat qe e shoqerojne ate duhet te bejme qe te zvogelojme ne maksimum demet dhe pasojat e permbytjeve ne kete zone.
Evakuimi po vazhdon me shpejtesi. Nuk ka jete te humbura. Po merren te gjitha masat per sistemimin e te avakuuarve ne konvikte dhe hotele po merren te gjitha masat per tu siguruar te gjitha sherbimet banoreve te evakuuar si dhe po merren te gjitha masat per te garantuar bazen ushqimore edhe per gjene e gjalle - deklaroi z. Berisha. Kryeministri duke kerkuar qe te veprohet si ne rastet e katastrofave natyrore beri thirrje per vazhdimin e evakuimeve me shpejtesi sistemimin e banoreve te evakuuar ne hotele marrjen e masave per te gjitha sherbimet ndaj tyre si edhe kujdes te larte per bagetite dhe bazen e tyre ushqimore. Kryeministri tha se emergjenca mund te jete e gjate pasi moti do te vazhdoje te jete me reshje edhe ne dy javet e para te muajit dhjetor. Sipas tij parashikimet sinoptike jane per nje mot te tille te zgjatur dhe se ky eshte nje mot i thelle ne mbare Evropen i shoqeruar me permbytje te medha por edhe me humbje jetesh njerezore ne disa vende te Evropes apo ne disa vende te tjera shoqeruar me bore te madhe. Sidoqofte parashikimet per dy javet e para te dhjetorit jane parashikime te nje moti te thelle. Por - siguroi Berisha - pavaresisht kesaj ne do te vazhdojme evakuimin me shpejtesi te popullates te gjithe zones se Nenshkodres dhe zones se Livadheve te qytetit te Shkodres pasi sot dje shkarkimet jane te medha. Sipas tij keto shkarkime me nivelet aktuale te prurjeve edhe te liqeneve jane domosdoshmeri absolute ne menyre qe te mos kete asnje lloj rreziku serioz te sistemit te kaskades se digave. Menaxhimi ka qene shume i pergjegjshem. Edhe nje here dua te informoj se per ti paraprire shmangies se ketyre pasojave Fierza u ul ne nivelin 282 metra dhe ky vendim u mor ne nje kohe kur nuk ishte e qarte sinoptika dhe mund te kercenohej edhe furnizimi me energji por ne vendosem qe ne rast se do te ishte e nevojshme te blinim energji per te shmangur kete. Force madhore jashtezakonisht problematike kane qene prurjet e lumenjve te Alpeve te papara ndonjehere. Para nje jave vetem keto prurje te marra se bashku pa Fierzen kane arritur ne 2800 m3 ne sekonde. Eumlshte bere cdo gje qe liqenet te mos behen kercenuese dhe nuk jane bere por shkarkimet jane te pashmangshme pasi nga burimet qe derdhen ne liqen fryrja e liqenit eshte e konsiderueshme. Ka permbytje te cilat nuk jane pare prej dhjetera vitesh ne zonen e Malit te Zi - theksoi z. Berisha. Ai perfundoi duke thene Me kete akt dhe me te gjitha masat qe e shoqerojne ne duhet te bejme qe te zvogelojme ne maksimum demet dhe pasojat e ketyre permbytjeve.
Qeveria 500 milione leke fondi i emergjences
Keshilli i Ministrave vendosi dje te adresonte fondin prej 500 milione leke per perballimin e situates se permbytjeve ne zonen e Shkodres. Ne mbledhjen e djeshme ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes te neneve 5 7 e 32 te ligjit nr. 8756 date 26.3.2001 Per emergjencat civile dhe te nenit 13 te ligjit nr. 10190 date 26.11.2009 Per buxhetin e vitit 2010 te ndryshuar me propozimin e ministrit te Financave Keshilli i Ministrave vendosi a Shuma prej 50 000 000 pesedhjete milione lekesh nga fondi rezerve i buxhetit akordohet per perballimin pa pasoja te gjendjes se krijuar nga permbytjet ne qarkun e Shkodres. Sipas shpalljes se qeverise vendimi hyn ne fuqi menjehere.
Vendimi dy bashki dhe 7 komuna ne gjendje emergjence
1.Shpalljen e gjendjes se emergjences civile si pasoje e perkeqesimit te kushteve natyrore te motit ne komunat Ana e Malit Dajc Guri i Zi Berdice Bushat Velipoje Vig-Mnel Hajmel Postribe dhe ne Bashkine Vau i Dejes e Bashkine Shkoder te qarkut te Shkodres.
2.Ngritjen e Komitetit Nderministror te Emergjencave Civile i cili te kryesohet nga zevendeskryeministri dhe minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes dhe ne perberje te kete keta anetare
-Ministrin e Brendshem
-Ministrin e Mbrojtjes
-Ministrin e Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit
-Ministrin e Financave
-Ministrin e Puneve Publike dhe Transportit
-Ministrin e Shendetesise
-Ministrin e Arsimit dhe Shkences
-Shefin e Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura
-Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit
-Drejtorin e Pergjithshem te Emergjencave Civile
-Drejtorin e Pergjithshem te KESH-it.
3.Komiteti Nderministror i Emergjencave Civile te bashkerendoje punen me ministrite e linjes me institucionin e prefektit Shkoder dhe me njesite e qeverisjes vendore ku eshte shpallur gjendja e emergjences civile per hartimin dhe zbatimin e planit te evakuimit te banoreve te zonave te prekura per krijimin e kushteve te ketyre banoreve per jetese si dhe per marrjen e masave mbrojtese e rehabilituese ne infrastrukturen dhe mjedisin e prekur nga situata e krijuar.
4.Ngarkohen zevendeskryeministri dhe minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Komiteti Nderministror i Emergjencave Civile ministrite e linjes prefekti i qarkut Shkoder si dhe njesite e qeverisjes vendore perkatese per zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi menjehere dhe botohet ne Fletoren zyrtare.