E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rames Sistemi marksist rrenoi Bashkine e Tiranes

Garantoj se taksa marksiste nuk do te kthehet kurre ne kete vend. Se ata qe mendojne te begatojne vendin duke shkaterruar te pasurit mendojne se do te begatojne vendin duke bllokuar privatizimin

Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise ka sulmuar serish kreun e opozites Edi Rama i cili pak dite me pare deklaroi se me ardhjen e Partise Socialiste ne pushtet do te ndryshoje sistemi i taksave ku do te hiqen taksat per te varfrit dhe do te shtohen per te pasurit. Kryeministri Berisha e ka cilesuar programin e ri te PS-se per taksimin e te pasurve me shume se te varfrit si politike marksiste te cilat kerkojne rrenimin e ekonomise se vendit. Kreu i qeverise deklaroi se lideri socialist me keto taksa progresive kerkon te rrenoje ekonomine sic falimentoi edhe Bashkine e Tiranes. E kane provuar shqiptaret me shume se kurre marksizmin dhe ti kerkon qe te vendos taksen progresive ne nje kohe kur bashkine e falimentove duke rritur taksat dhe e dorezove si nje institucion fiskal te falimentuar atehere me thoni mua cfare mund ti bejne Shqiperise politikat marksiste pervec rrenimit - eshte shprehur kreu i qeverise. Kryeministri Berisha ka siguruar investitoret e huaj dhe vendas se nuk do te kete asnje rrenim te pasurimit te tyre duke siguruar se taksa marksiste ndaj te pasurve nuk do te kthehet me kurre. Kreu i qeverise shqiptare ka theksuar gjithashtu se modeli i taksave i ndjekur nga qeveria shqiptare ka shpetuar Shqiperine nga kriza si dhe solli rritje ekonomike per vitin qe po leme pas. Garantoj se taksa marksiste nuk do te kthehet kurre ne kete vend. Se ata qe mendojne te begatojne vendin duke shkaterruar te pasurit dhe duke luftuar te pasurit ata qe mendojne se do te begatojne vendin duke bllokuar privatizimin koncensionet partneritetin publik privat shpalosin alternativen e eterve te tyre qe nuk kthehet kurre me ne kete vend - vijoi me tej kreu i qeverise. Sipas tij sistemi marksist fiskal nuk ka pasur dhe nuk do te kete te ardhme ne nje vend demokratik ne te cilin i jepet shume prioritet sipermarrjes se lire pasi ai eshte provuar nje sistem katastrofal dhe nje nga shkaqet e falimentimit te doktrines ka qene sistemi i tij fiskal qe bazohet ne rrenimin e te pasurve. Ai ka garantuar edhe njehere te gjithe investitoret se nuk do te kete rritje taksash per ta. Kryeministri Berisha theksoi se nuk mund te ecet perpara me taksimin e te pasurve pasi kjo do te sillte uljen e te ardhurave humbjen e besimit ne investime si dhe uljen e vendeve te punes. Garantoj sipermarresit dhe investitoret qe jo vetem qe smund te kete ndonje mendim per te rritur perkundrazi qeveria do te konsideroje cdo hap per te lehtesuar veprimtarine e tyre do te ndermarre nje perpjekje te re te madhe per te zgjeruar lirine ekonomike te sipermarrjes me besimin se kjo eshte rruga me e sigurt - tha me tej Kryeministri Berisha.

Reagimi i Rames

Vetem pak minuta mbas deklarates se kreut te qeverise Sali Berisha se lideri socialist Edi Rama ka ide marksiste mbi ekonomine ka ardhur menjehere reagimi i ketij te fundit. Rama ka deklaruar ne rrjetin e tij social Twitter se ai eshte marksit si Merkeli Obama dhe Berluskoni. Ne jemi me marksistet Obama Merkel Sarkozi e Kameron madje edhe me marksistin Berluskoni. Kurse Saliu eshte me cunat e Bllokut te vet - ka shkruar Rama duke reaguar keshtu per akuzat qe Berisha i ka bere dje paradite per lidhjet me idete marksiste. Por per kryesocialistin Rama sjella politike e tij dhe e partise se drejtuar prej tij lidhet me politiken e perendimit. Ne mbledhjen e Asamblese Kombetare nje dite me pare Rama prezantoi programin e ri politik ku perfshihej edhe aplikimi i sistemit progresiv te taksave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›