E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO/ Froling Shqiperia shembull per tu ndjekur

Kryeministri Sali Berisha priti dje ne nje takim Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates se Traktatit te Atlantikut ATA Troel Froling. Kryeministri Berisha vleresoi bashkepunimin me shoqaten e Traktatit te Atlantikut gjate gjithe kesaj periudhe dhe kontributin e rendesishem te saj ne mbeshtetjen dhe promovimin e vlerave per te cilat eshte krijuar dhe mbron NATO-n. Froling-u e falenderoi Kryeministrin Berisha per pritjen e ngrohte dhe miqesore dhe ne menyre te vecante shprehu mirenjohjen me te thelle te tij dhe te Shoqates se Traktatit te Atlantikut si dhe te gjitha shoqatave atlantike ne vendet anetare te NATO-s dhe ato aspirante per mbeshtetjen qe qeveria shqiptare i ka deshmuar Shoqates se Atlantikut te Veriut deshmi e qarte e se ciles eshte edhe mbajtja per here te pare ne Shqiperi e sesionit te 57-te te Asamblese se Pergjithshme te ATA-s.

Me tej ne takim u diskutua edhe mbi zhvillimet e fundit per sa i perket reformes se rendesishme qe NATO-ja aleanca me e suksesshme politike ushtarake e koherave po realizon per shnderrimin dhe transformimin e saj per tiu pergjigjur me efikasitetin qe sfidat e shekullit te ri kerkojne. Froling-u vleresoi edhe shnderrimin e rendesishem qe ka pesuar Shqiperia gjate ketyre viteve qe beri te mundur anetaresimin e saj ne NATO duke e kthyer Shqiperine ne nje shembull te rendesishem per shume vende te tjera qe po punojne per realizmin e endrres euroatlantike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›