E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rames: Zgjedhjet nuk shtyhen asnje sekonde Rozeta Rapushi

Kryeministri, Sali Berisha, pohoi dje se kundershtari i tij politik, Edi Rama, ka kerkuar shtyrjen e dates se zgjedhjeve parlamentare, por nje gje e tille u refuzua prej tij ne menyre kategorike. Asnje sekonde, i eshte pergjigjur Berisha kesaj kerkese. Duke shtuar gjithashtu, se e quan qesharake idene e Rames, se duke pasur aleance me LSI mori edhe qeverine. “Qesharake eshte ideja e Rames, i cili fluturonte nga gezimi se morem nje pjese te qeverise. Mori nje pjese te qeverise, por nuk mori qeverine. Dhe ideja e tij se duke shkuar ne zgjedhje kane shanse edhe qeveri e madhe edhe qeveri e vogel. Zero shanse kane ata. Tani e ka kuptuar se ne vend qe te rriteshin, jane zvogeluar sa asnjehere, jane ne rekordin me te ulet historik. Pardje filloi, te shtyjme daten e zgjedhjeve. As edhe nje sekonde, ishte pergjigja. Po nuk hyj. Mos te hyje. Po kapitullon para se te shkoje ne zgjedhje”, - rrefeu dje kreu i qeverise. Sipas tij, ne keto kushte, kreu socialist i beri edhe presion te jashtezakonshem Jani Janit, anetarit te trete te KQZ-se te propozuar nga opozita, me konkretisht nga PBDNJ, duke detyruar te ngrije funksionet. “Dje deklaronte brenda selise mavi se komisioneret nuk i kthej, sepse nuk do te njoh zgjedhjet, po nuk fitova. Pergjigja ime – kurre mos i njih! Mua nuk me shqeteson se qendron ai ne krye te partise mavi apo te partise tjeter. Ato jane jashte axhendes time”, - reagoi kreu i qeverise, duke theksuar se kreu socialist, Rama ka nje psikologji bllokimi dhe pasi bllokoi tre ligjet, tani thote po bllokoj KQZ-ne. “Por ja qe ligjvenesi kur ka bere KQZ-ne e ka parashikuar qe Rama mund te bllokoje dhe nuk bllokon asgje”, - nenvizoi kryeministri. Per kreun e qeverise, nderkombetaret dhe mbare bota kane nje kerkese, qe Kushtetuta te respektohet. Ndaj sipas tij, se mendon Rama se mori tre ministri dhe u be qeveri, ajo eshte pune e tij, Kushtetuta percakton se kush eshte qeveri dhe kush eshte opozite. “Ne keto gjykime le t’ia leme sovranit me 23 qershor. Por faktikisht, ai (Rama) filloi kapitullimin pa pritur as fillimin zyrtar te fushates elektorale”, - reagoi kreu i qeverise. Nga ana tjeter, kryeministri e cilesoi aleancen Rama-Meta, si aleance te ndermjetesuar nga kontrabandiste. “Para 2-3 javesh beri nje aleance me ndermjetesine e kryekontrabandistit te vendit. Pasi ia mbyllem kanalet e kontrabandes dhe e paten arrestuar ate 6-7 vjet me pare, Nard Koka u fut ne aleance. Po tani u thoshte te tjereve se duhet te marrim edhe Ilirianin se jemi ne qeveri. Po nuk mund te jesh edhe qeveri edhe opozite. Se kush eshte qeveri dhe kush eshte opozite, ate e ka percaktuar Kushtetuta”, - u shpreh Berisha. Sipas tij, terheqja e anetareve nga KQZ-ja sipas kryetarit te mazhorances eshte frike nga zgjedhjet, pasi sipas kryeministrit, edhe pas bashkimit, PS dhe LSI jane pakice.

Kryeministri: PS-se i ka mbetur ora 100 vjet prapa

Ne daljet e shumta publike diten e djeshme, kreu i qeverise, Sali Berisha akuzoi opoziten se i ka mbetur ora 100 vjet prapa qe akuzon mesuesit e sotem. Gjate nje vizite ne qytetin e Permetit, ku ishte i pranishem ne inaugurimin e rikonstruksionit te shkolles 9-vjecare “Meleq Gostinishti”, Berisha u kunderpergjigj akuzave te opozites per shkollen dhe arsimtaret. “Ata qe ju krahasojne apo ju shpallin me te padijshem se mesuesit tane 100 vjet me pare, une ju keshilloj t’i ftoni ne nje ore mesimi dhe, para se te flasin per gjera te pamend si keto, te ulen e te ndjekin oren e mesimit, menyren se si e organizoni ju, te shohin shkallen e pergatitjes tuaj. Per sa i perket cilesimit se mesuesit tane qenkan me te padijshem se ata qe ne kemi pasur 100 vjet me pare, te besh nje deklarate te tille do te thote se te ka mbetur ora 100 vjet mbrapa dhe jo vetem te fyesh mesuesit e sotem, por te fyesh edhe ata qe themeluan me vuajtje e sakrifica te medha arsimin tone”, - tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›