E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk duhet te lodheni shume per te kerkuar autorin Nga Kastriot Islami

Une kam patur shume takime te nivelit te larte si Minister i Puneve te Jashtme, si Koordinator i Krizes se Kosoves, si Minister i Financave dhe si Kryetari i Parlamentit, me President,Kryetar parlamentesh e senatesh, me Kryetarin e OKB, NATO, BE, e tjere e tjere, me ministra te te gjithe portofoleve, deputete, nobeliste e shume e shume te tjere, por ky ka qene nje takim i vecante, miqesor, i paharrueshem sepse kur zyrtari i larte amerikan interesohej vecanerisht per familjen time. Jam takuar ne takime zyrtare me Kolin Paull apo Kondoleza Rajs, kam shternguar duart me Xhorxh Bush ne Samitin e Bukureshtit te Natos por zytari i larte Moore do te ishte prane meje pikerisht ne momentin kur une po licencohesha me metodat nga me te paimagjinueshme te stilit sovjetik, te stilit te revolucionit kulturor kinez, te stilit te kmereve te kuq, te stilit koreanoverior, te konceptuara, te organizuara dhe te zbatuara nen drejtimin e personit qe kerkon te behet kryeminister i Shqiperise. Sinqerisht me vinte edhe turp e njekohesisht jam ndjere edhe shume keq qe une me duhet te shpjegohesha per veprimet e paimagjinueshme te nje individi me te cilin kisha bashkepunuar…por nuk bashkendaja me mendime dhe opinione te njejta dhe per shkak te kesaj ai duhet te perfundonte ne veprime ekstreme personale dhe aq me e rende ishin ato kunder familjes sime…

Fare thjesht: Faleminderit SHBA, nga une dhe familja ime. Faleminderit shume!

Ja cfare ka thene z. Moore, qe tani ne e konsiderojme si “mikun” e familjes sone:

“Ne jemi shume te shqetesuar nga ajo qe kemi pare. Ka nje nivel te larte tensioni politik para ketyre zgjedhjeve, serish, me pikepyetje e akuza mbi ceshtjen e ligjshmerise.Duhet te them se nje nga personat me te cilet u takova dje ishte z.Kastriot Islami. Parimet demokratike perfshijne sigurisht jo vetem te drejten e njerezve per te votuar ne zgjedhje por edhe te drejten e anetareve te parlamentit te votojne sipas ndergjegjes se tyre. Ne jemi shume te zhgenjyer dhe te shqetesuar qe kishte presion te drejtperdrejte nga protestues para shtepise se nje anetari te parlamentit. Presioni kunder tij e familjes se tij eshte i gabuar.”

Lexojeni me kujdes dhe vemendje. Lexojeni se eshte nje leksion demokracie. Lexojeni se eshte nje mesazh jo vetem per mua dhe familjen time por per te gjithe shqiptaret. Vecanerisht per drejtuesit e partive, per deputetet dhe te gjithe ata qe synojne te merren me politike. Sidomos te rinjte qe te mos kthehen ne marioneta per te kryer veprimeve kunder parimeve te demokracise. Lexojeni…

Ja cfare ka thene z. Moore:

Se pari, ka kujtuar nje parim te rendesishem demokratik: ….te drejten e anetarit te parlamentit te votoje sipas ndergjegjes se tij. Te votoje sipas ndergjegjes se tij dhe jo sipas urdhrit partiak. Te votoje sipas ndergjegjes se tij dhe jo sipas diktatit partiak. Te votoje sipas ndergjegjes se tij dhe jo nen kercenim politik. Te votoje sipas ndergjegjes se tij dhe keshtu konsiderohet se ka respektuar parimet demokratike, krejtesisht ndryshe nga cfare deklaron personi qe synon te behet kryeminister qe i cileson te gjithe ata qe nuk i binden diktatit te tij si “mercenare, te shitur..” apo qe personat e organizuar prej tij i konsiderojne “tradhtare”… Te votoje sipas bindjes se tij pavaresisht se si eshte zgjedhur dhe nga cila parti eshte zgjedhur. Ky eshte parim themelor i demokracise. E kunderta, mandati me urdher eshte koncepti jakobin dhe eshte aplikuar nga partite fashiste, nga partite staliniste, dhe sot aplikohet vetem nga partite autoritare.

Se dyti, SHBA eshte shume e “zhgenjyer nga presioni permes protestes se organizuar para shtepise….”. Kjo do te thote se SHBA eshte e zhgenjyer jo vetem per aktin por edhe autoret. Konceptuesi, organizatori dhe autori i vetem eshte sipas meje kandidati per Kryeminister. SHBA eshte e shqetesuar dhe e zhgenjyer nga kjo ngjarje. Familja ime tani ndjehet e qetesuar nga mbeshtetja qe vjen nga SHBA. Ndjehet e sigurt se eshte marre ne mbrojtje morale nga SHBA.

Edhe njehere: Faleminderit edhe nje here SHBA dhe te miqve qe kane arritur me mijera te na telefonojne e te na mbeshtesin, te shqetesuar dhe te gatshem te bashkohen me ne perballe kesaj ngjarje te rende sulmi kunder demokracise dhe parimeve demokratike. Ne tani jemi te qete por nuk mund te mos evokoj dicka shume te rendesishme.

Une do te vazhdoj me vendosmeri te kontribuoj ne vendim tim, t’i sherbej vendit tim, te ve ne dispozicion te progresit te vendit te gjithe eksperiencen dhe kapacitetet e mia per vendin tim, duke ju bindur vetem ndergjegjes sime, vetem me integritet e ndershmeri, vetem me qetesi e maturi, dhe pa asnje inat apo ndjenje revanshi. Une i konsideroj te gjithe ata qe jane ndryshe nga une vetem kundershtare ne ide e opinione. Une nuk e perdor kurre termin “armik, tradhtare, mercenare”… per ata qe mendojne ndryshe nga une. Une nuk ndeshem me asnjerin prej kundershtareve te mi duke perdorur forcen fizike, fyerjet apo urrejtjen. Pika ime me e forte eshte forca e arsyes, eshte truri dhe ne kete ballafaqim midis njerezve qe perdorin arsyen e trurin une jam shume i vendosur ne argumentet e mia dhe jam i gatshem te bashkepunoj me te gjithe ata me te cilet bashkendaj te njejtin arsyetim per te konkurruar me te gjithe ata qe mendojne ndryshe.

Se fundmi, por shume e rendesishme, qe nuk mund te mos e them: Nese ne kete beteje pas 22 vjetesh perpjekjesh e ballafaqimesh te panumerta do te ndodhe dicka sado e vogel ndaj meje apo familjes sime, nuk duhet te lodheni shume per te kerkuar autorin. Ai eshte qartesisht i veteevidentuar dhe veteidentifikuar…”Akuza” ime eshte paraprake perderisa nuk do te distancohej nga gjithcka ka organizuar dhe/ose nuk do te kerkonte ndjese publike...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›