E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Raporit i KE-së objektiv

Deklaratat e kryeministrit Berisha u bënë gjatë një konference për shtyp me ambasadorin e KE-së në Tiranë Helmut Lohan, i cili i dorëzoi raportin e Komisionit Evropian qeverisë shqiptare.

 “Unë e garantova ambasadorin Lohan se qeveria mbetet e vendosur të punojë në mënyrë serioze për të gjitha problemet e ngritura si dhe për të përmirësuar sistemin zgjedhor”, tha kryeministri Berisha. Ai shtoi më tej, se qeveria shqiptare mbetet e përkushtuar për të realizuar të gjitha objektivat dhe për të përmirësuar kriteret e kërkuara nga BE-ja.

“Kjo demokraci ka nevoja të mëdha për përmirësime të mëtejshme. Në këtë kontekst, të gjitha kritikat objektive ndaj qeverisë, do të marrin trajtimin më serioz gjatë viteve në vazhdim. Raporti thekson arritjet në të gjitha fushat, por evidenton edhe problematikat”, tha më tej kreu i qeverisë.

 Berisha tha se nëse do të duhej që ky raport të firmosej, “unë do ta firmosja plotësisht”. Ndërsa ambasadori Lohan e përmblodhi fjalën e tij, me atë që thuhet në raport, sipas të cilit “marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian janë inkurajuese”. 

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›