E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS bojkoton punimet e komisioneve te Kuvendit

Parlamenti

Me fillimin e punimeve normale te Kuvendit Partia Socialiste ka rinisur edhe bojkotin e komisioneve dhe veprimtarive te tjera parlamentare ne vend. Dje me nisjen e javes parlamentare deputetet e PS-se munguan ne sallat e komisioneve parlamentare ku u shqyrtuan disa nga projektligjet e mbetura pezull. Ky qendrim duket se vjen nga nisja e konflikteve te ashpra mes PD-se dhe PS-se ne kuader te pritjes se shpalljes per fituesin e gares se ashper dhe te ngushte per Bashkine e Tiranes. Nga ana tjeter ne kushtet kur opozita po i kerkon te drejtat e saj ne protesta eksponente te saj bejne te ditur se mospjesemarrja ne komisione dhe ne seancat plenare ne Kuvend jane hapi minimal i masave shtrenguese qe pritet te marrin socialistet ne kuader te refuzimit qe ata i bejne rinumerimit te votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Burimet bejne te ditur se nese qendrimi i mazhorances do te vijoje te jete i njejte atehere pervec protestave opozita do te ndermarre edhe nje iniciative tjeter edhe me ekstreme i cili mund te jete lenia e mandateve qe deputetet e saj kane marre ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te vitit 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›