E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Raporti, mjaft objektiv për Shqipërinë

Kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp theksoi se raporti i OSBE/ODIH-it është mjaft dinjitozz për një vend të lirë duke shtuar se ai karakterizohet nga një vlerësim objektiv. Sipas tij raporti thekson se zgjedhjet përmbushën kriteret e OSBE/ODIHR por thekson se nuk ka pasur prova për manipulim të votave. Në raport evidentohen të gjitha përparimet e bëra me infrastukturën ultra moderne, listat e zgjedhjeve dhe kartat e identitetit. "Ky është raporti më i mirë që është lëshuar për zgjedhjet në Shqipëri dhe është i ngjashëm me vendet e tjera në rajon" theksoi Berisha.
U realizua një qëllim madhor dhe se Shqipëria nuk ështe dejla e zezë e Ballkanit për zgjedhjet theksoi Berisha duke shtuar se i garanton këto institucione se qeveria do të marrë të gjitha sugjerimet dhe ftoj Ramën ta lexoj raportin dhe të heq dorë nga skenarë virtualë dhe nga dhunimet jo ekzistente. Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se raporti është në tërësinë e tij objektiv dhe i vërtetë edhe për vërejtjet që bën edhe për unagurimet duek shtuar se të gjitha vërejtjet do të merren me seriozitetin më të madh dhe do të trajtohen për zgjedhjet e 2011-ës dhe 2013-ës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›