Eschenbacher: Zgjedhjet plotësuan angazhimet kryesore të OSBE-së

"Zgjedhjet në Shqipëri, plotësuan angazhimet kryesore të OSBE-së, kështu që vlerësimi i përgjithshëm është pozitiv". Kështu është shprehur zëdhënësi i OSBE/ODIHR-it Jens-Hagen Eschenbacher në një intervistë për BBC. Sipas tij ka përmirësime në një numër fushash, si në sistemin e ri të regjistrimit të votuesve, për kartat e identitetit që përmirëson indentifikimn e zgjedhësve, për kuadrin ligjor i cili është përmirësuar në mënyrë konsensuale nga të dy partitë kryesore dhe gjithashtu numërimi i votave ka ndodhur në një mënyrë më të përmirësuar krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
Eschenbacher theksoi se përveç pikave pozitive, gjithashtu u vunë re se këto zgjedhje nuk realizuan në mënyrë të plotë potencialin e Shqipërisë për të zbatuar standardet më të larta për zgjedhje demokratike. Kjo, sipas tij në një masë të madhe, ndodhi për shkak të mungesës së angazhimit nga të gjitha partitë politike për të respektuar përmbajtjen dhe synimin e ligjit për të shpërndarë detyrat zgjedhore në mënyrë të përgjegjshme për të ruajtur integritetin e procesit.