E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Berisha vlerëson raportin e KE: PS të vijë në parlament

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha, duke vlerësuar raportin e KE-së si më të mirin dhe inkurajuesin bërë ndonjëherë për Shqipërinë i është drejtuar liderit të PS-së Edi Rama me një tjetër ftesë për të lejuar deputetet socialistë të marrin pjesë në parlament.
"Sot Rama shprehu vlerësimin e tij për raportin, por uroj që ta lexojë në përputhje me të gjitha detyrimet që ka. Kreu i PS duhet të qëndrojë në lartësinë e detyrimeve që rrjedhin nga ky raport dhe të jetë pjesë e reformave"- tha ai, duke ftuar Ramën për pjesëmarrjen e socialistëve në parlament në mënyrë që të vazhdojnë reformat.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›