Berisha: Referendum për imunitetin, kërkesa në javët e para të shtatorit
Mazhoranca vendos t`u drejtohet qytetarëve shqiptarë përmes një referendumi popullor për heqjen e imunitetit. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Sali Berisha njoftoi se kërkesa për referendum do të dorëzohet në Parlament brenda dy javëve të para të shtatorit ndërsa ftoi edhe deputetët e PS-së të firmosin për heqjen e imunitetit si detyrim ligjor ndaj qytetarëve shqiptarë.
“Jam këtu për të njoftuar se deputetë të mazhorancës do jenë ato që do dorëzojnë kërkesën për heqjen e imunitetit brenda 2 javëve të fillimit të shtatorit. Kërkesa autorizon 50 mijë qytetarë dhe 1/5 e Parlamentit. Midis këtyre këshillime të shumta. Uroj që kjo kërkesë të jetë jo vetëm e deputetëve të mazhorancës, por të firmosin edhe ata deputetë të PS që e konsiderojnë në ndërgjegjien e tyre heqjen e imunitetit, interes jetik për qytetarët shqiptarë për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe në luftën kundër korrupsonit", tha Berisha.
Sipas kryeministrit vendimi për referendum u diktua nga vendosshmëria për të rrëzuar murin e imunitetit. “Kjo është një pengesë e padiskutueshme për institucion e akuzës dhe hetimit ndaj zyrtarëve imunitarë të cilët kanë në vendimarrje e tyre jo vetëm tërë buxhetin e shtetit por ligjet e vendit dhe problemet civile dhe penale të një shoqërie dhe të një kombi” theksoi Berisha.
Ai ka shtuar se pikërisht në bindjen e rëndësisë jetike të zhveshjes nga parizmorja e imunitetit, PD-ja në vitin 2003 dorëzoi në parlament amendamentet për kufimin e imunitetit. Këto amendamente u hodhën poshtë nga mazhoranca socialiste me pretekstin që ky problem kërkon ndërhyrjen në kushtetutë. Në alternative që ne i ofruam PS-së, aplikimin e parkitës së parlamentit gjerman i cili me një deklaratë të gjithë deputetëve vendosi në fillim të çdo sesioni kufizimin e imunitetit dhe autorizon institucionin e akuzës të procedojë për parlamentarët njëlloj si qytetarët e tjerë ku bëhet fjalë për veprat penale, të krimit të zakonshëm dhe korrupsionit” tha Berisha.
Ai ka theksuar më tej se shumica është e vendosur për të shembur murin e korrupsionit dhe heqjen e imunitetit, gjë të cilën opozita nuk e do. “Në mënyrë qesharake socialistët u thanë shqiptarëve, ne e heqim, por nuk e votojmë. Nuk besoj të ketë në histori një rast analog me të që një forcë politike të mos votojë vetë draftin me amendamentet e tij. Socialistët spekulojnë kur thonë se edhe po të hiqet imuniteti do ketë korrupsion. S`ka hipokrizi më të madhe se të derdhësh lot për të papunët, kur u thua atyre se pasuritë e mia nuk preken, paçka se ato konkurojnë konkurencën e ndershme, nëpërmjet fshehjes së taksave falimentojnë ndërmarrje që nuk fshehin taksat” shtoi Berisha.
I pyetur nga “Ora News” në lidhje me shkarkimin e kreut të SHISH-it, kryeministri Berisha theksoi se ka dy arsye ku njëra mandati i tij dhe e dyta se nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me 21 janarin. "Çdo zyrtar duhet të jetë me një mandat të përcaktuar. Ligji i vendit e barazon drejtoin e SHISH-it me ministrin. Unë jam për një mandat të përcaktuar. E dyta: Meqë e kam deklaruar që 21 janari ishte një nga ngjarjet më tragjike të këtij kombi. Ishte një nga skenarët më ogurzi që nisën me fjalime puçiste. U muntua një video që u implikua kryeministri. Për të gjitha këto burime nga më të shumtat përfshirë agjensitë e huaja informuan qeverinë që 21 janari do të ishte një pëpjekje për dhunë dhe përdorim force. SHISH nuk dha qoftë edhe një gërmë informacioni dhe kjo do të ishte një motiv i plotë për ta shkarkuar shefin e SHISH-it. Nëse e bëri me qëllim apo pa qëllim kjo është pjesë e hetimit. Ky do të ishte një motiv i dytë absolut i shkarkimit të tij” tha Berisha.
Ai ka akuzuar sërish ish-presidentin Topi për përfshirjen e tij në ngjarjet e 21 janarit ndërsa ka theksuar se do të zhvillohen edhe hetimet për përfshirjen në këto ngjarje. “Meqë në bindjen time më të thellë se Edi Rama nuk do guxonte të ndërmerrte atë që ndërmorri pa mbështejn direkte të Topit të tij dhe ai ishte një burim i këtij akti kriminal. Problemi i kreut të SHISH nuk e zgjidhja dot me Topin. Ky problem po ecën në rrugën ligjore. Ai do hetohet në mënyrën me absolute dhe për ata të cilët organizuan rrëzimin e një pushteti të dalë nga vota. Hetimi duhet të jetë i plotë” shtoi Berisha.