Një matrapik shqetëson Berishën
Kryeministri Berisha duket se nuk po qendron shumë në zyrën e vet, për shkak të një…matrapiku. Sipas GSH, Berisha është duke qëndruar me orar të reduktuar në zyrë, pasi oborri i Kryeministrisë është duke u asfaltuar.
Punimet kanë katër ditë që kanë nisur dhe, për pasojë të zhurmave të mëdha që bën matrapiku, Berisha qendron shumë pak në zyrë.
Punimet është vendosur që të bëhen në gusht, për shkak të reduktimit të punës, pasi në këtë kohë tek Kryeministria gjen shumë pak njerëz. Kjo, pasi një pjesë e madhe e tyre kanë ikur me pushime.