E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Statusin e pengon qeverisja që s`bën detyrat e BE-së

Kreu i PS-së, Edi Rama ka reaguar në rrejtin social “Twitter” për deklaratat e kryeministrit Berisha për heqjen e imunitetit.
 

Sipas tij, nuk është imuniteti që pengon hyrjen tonë në BE, po qeverisja që s`përmbush dot detyrat e BE-së, institucionet e kapura dhe mungesa e shtetit ligjor.
 

"Sa më shumë Saliu flet për imunitetin aq më shumë mendoj se duhet të jesh vërtet shumë budalla për të besuar se thotë të vertetën” shkruan Rama.
 

Duke iu referuar akuzave të kryeministrit, Rama shton se nuk është as opozita që e bllokon integrimin, po është qeveria që fajëson në kor opozitën për të justifikuar dështimin e vet me integrimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›