E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Referendum per tre ligjet si pergjigje ndaj bllokimit

Referendum për tre ligjet e integrimit si përgjigje ndaj murit të bllokimit të z.Rama. Kështu ka informuar përmes rrjetit social facebook kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se miratimi i këtyre ligjeve do t’i jepte Shqipërisë marrjen e statusit të vendit kandidat, që prej muajsh është bllokuar nga Rama. Sipas tij këto ditë do të dorëzohet në KQZ kërkesa për referendum me firmën e deputetëve të mazhorancës, ku thekson se edhe ai vetë do të jetë një prej tyre.

“Deputetet firmosin per referendumin per tre ligjet! Si mik i juaji ne Facebook, une do jem nje nga firmetaret”- shkruan Berisha.

Më tej ai citon se ky eshte nje vendim historik, me te cilin qytetaret shqiptare do te faktojne mbeshtetjen e tyre plebishitare per integrimin e vendit ne BE.
“Ky vendim, eshte pergjigja me e merituar e sovranit ndaj murit te bllokimit te z.Rama dhe planeve te tij per te bojkotuar Parlamentin pas humbjes se zgjedhjeve te qershorit qe vjen, qendrim qe ai mbajti pas zgjedhjeve te vitit 2009.
Referendumi eshte pergjigja me e pershtatshme ndaj njeriut qe di vetem te bllokoje, vetem te bojkotoje. Shqiperia europiane eshte misioni yne. Ne do fitojme!- përfundon kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›