Nis faza e dyte e vaksinimit falas te kafsheve kunder brucelozes
Nis faza e dytë e vaksinimit kundër Brucelozës, fushatë e shtrirë në të gjithë vendin, e cila do të zhvillohet përgjatë muajve Mars –Prill 2013. Bazuar në të dhënat e sakta dhe regjistrimet që u bënë gjatë fazës së parë, në këtë fazë të dytë do të vaksinohen rreth 2.6 milion bagëti të imta në mbi 65 mijë ferma të madhësive të ndryshme. Për vaksinimin e këtyre bagëtive do të angazhohen rreth 550 veterinerë privatë të kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë. “Është e rëndësishme që të gjithë fermerët të vaksinojnë kafshët e tyre pasi ata janë personat e parë përgjegjës dhe të interesuar për shëndetin e kafshëve, shëndetin e familjeve të tyre dhe me këtë fazë të dytë ata sigurojnë imunitet të plotë ndaj brucelozës”, ka thënë minsitri Ruli, ndërsa ishte i pranishëm gjatë vaksinimit të disa kafshëve në zonën e Lundrës. Sipasi minsitrit, përr të zhdukur çdo vatër të mundshme të Brucelozës vaksinimipërsëri do të bëhet falas nga veterinerët e Ministrisë së Bujqësisë.