E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zbutet” Gadafi, kërkon bisedime me opozitën

Lideri i Libisë, Muamar Gadafi, raportohet se ka caktuar kreun e shërbimit të inteligjencës së jashtme libiane, Bouzaid Dordah, për të negociuar me lidershipin e protestuesve anti-qeveritarnë lindje të vendit.
Caktimi për negociata i Dordah-ut të hënën, erdhi teksa opozita po zgjeron hartën e vendeve të kontrolluara praj saj, duke marrë edhe qytete pranë Tripolit.

Përfaqësuesit e opozitës, me bazë në qytetin e dytë më të madh të Libisë, Bengazi, kanë formuar një “këshill kombëtar” për të mbajtur kryengritjet në qytete të ndryshme nën një organizatë bazë. Një zëdhënës i këshillit tha të dielën se ai nuk shikonte vend për negociata me regjimin. “Ne do të ndihmojmë në çlirimin e qyteteve të tjera, veçanërisht të Tripolit përmes ushtrisë sonë kombëtare”, theksi Hafiz Ghoga, zëdhënës i këshillit të ri kombëtar të Libisë.

Një figurë e shquar e lëvizjes opozitare është ish-ministri i Drejtësisë, Mustafa Mohamed Abdel Jalil, i cili dha dorëheqjen një javë më parë në shenjë proteste ndaj vrasjes së protestuesve.

Ndërkaq rarpotohet se Komentet e udhëheqësit libian, Muamar Gadafi në mediat e huaja tregojnë se ai e ka humbur kontaktin me realitetin.

Të paktën kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në OKB, Suzën Rajs. Gadafi deklaroi se libianët e duan dhe se nuk ka luftime në rrugë. Rajs pohoi se Shtetet e Bashkuara po kontaktonin me grupet opozitare në Libi.

Komentet e diplomates amerikane vijnë në kohën kur SHBA-të kanë zhvendosur në afërsi të Libisë anije dhe aeroplanë luftarakë si dhe kanë bllokuar pasuri në vlerë prej 30 miliardë dollarësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›