E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët, ent rregullator për karburantet

Rritja e përditshme e çmimit të naftës ka rikthyer debatin për nevojën e një enti rregullator për karburantet. Sipas eksperteve të ekonomisë ngritja e këtij enti është i domosdoshëm dhe urgjent, duke arsyetuar se kur behet fjalë për çmimin e karburanteve konsumatoret janë tërësisht të pambrojtur. Eksperti Simaku propozon që të ngrihet një ent i vetëm, prej të cilit të varen edhe entet e tjera siç është ai i energjisë elektrike. Propozimi drejtuar qeverise për ngritjen e një enti rregullator për karburantet është bërë pak ditë më parë nga konfederata e industrive shqiptare me qellim kontrollin e cilësisë dhe çmimit të tyre. Ngritja e këtij enti është propozuar disa herë nga ekspertet dhe shoqata të ndryshme të biznesit, por deri më tani këto nisma nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Tregu më i madh në Shqipëri është ai i karburanteve, i cili përllogaritet se bën qarkullimin e 850 MLN ? 1 MLD euro në vit. Për këtë fakt ekspertet mendojnë se ngritja e një enti është i nevojshëm për rregullimin e këtij tregu, në mënyrë që të evitohen pasojat e drejtpërdrejta në koston e biznesit, industrive dhe qytetareve shqiptare. Sipas konfindustrisë, biznesi humb 150 milionë euro në vit nga cilësia e ulet e karburanteve dhe rritja e çmimit çdo vit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›