E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Reforma e inspektorateve shmang arbitraritetin ndaj biznesit

Tirane 18 shkurt 2011 NOA 8211 Kryeministri Sali Berisha drejtoi sot mbledhjen e Task Forces per Inspektoratet e cila permbylli nje cikel te gjate diskutimesh mbi 18 mujore per reformen e sistemit te inspektorateve e cila parashikon reduktimin nga 36 ne 11 inspektorate. Shefi i qeverise tha se kjo reforme eshte e domosdoshme per te shmangur arbitraritetin e sistemit ekzistues ndaj biznesit si dhe do te krijoje zhdervjelltesi shume te madhe ne funksionimin e tij.

Arbitraritet qe vetem ne kohe eshte llogaritur se i konsumon biznesit rreth 45 dite ne vit. Se dyti riorganizimi teresor i sistemit te inspektorateve eshte bere i domosdoshem edhe per faktin se eficenca e tij eshte e pamjaftueshme dhe ne kuadrin e standardeve te reja qe ne duhet te vendosim nje sistem i ri inspektoratesh tha Kryeministri.

Zoti Berisha nenvizoi se Ligji horizontal duhet te jete i perbashket per te gjitha inspektoratet. Reduktimi i tyre nga 36 ne 11-12 inspektorate perben nje nga risite me madhore te sistemit te ri gje e cila do te krijoje edhe zhdervjelltesi shume te madhe ne funksionalitetin e tij. Ngritja inspektoratit qendror do te varet nga Keshilli i Ministrave me mision te caktuar pra jashte kompetencave te tij per te ushtruar kontroll mbi bizneset por ne tagrin e tij te plote per te mbikeqyrur punen e inspektorateve per te zhvilluar elaboruar standardet e veprimtarise se tyre dhe mbi te gjitha per te garantuar transparencen e veprimtarise se tyre informoi shefi i ekzekutivit.

Tashme tha kryeministri inspektoratet ne Shqiperi do te jete e-inspektorat.

shte e domosdoshme qe sistemi inspektimit te jete dixhital gjurma duhet te jete e qarte ne cdo hap te secilit prej tyre. Nje nga detyrat qe do te kete inspektorati qendror eshte vendosja e sistemit te e-inspektoratit ne Shqiperi. Jane bere diskutime edhe lidhur me statusin e inspektoreve. Statusi i inspektoreve do te jete statusi i inspektorit tatimor theksoi kryeministri duke nenvizuar se nuk do te kete nje mandat te kufizuar per inspektorin.

Sipas kryeministrit kompetencat e inspektorit ne planin ligjor do te jene te njejta me ato te tatimoreve.

Ai sqaroi se do te jene te njejtat kompetenca qe Kodi Tatimor u njeh inspektoreve tatimore ato qe do tu njohe ligji inspektoreve te inspektorateve te ndryshem.

Shefi i qeverise siguroi se reformat eshte e domosdoshme qe te behen te plota duke theksuar se Ne nje ministri tre drejtues inspektoratesh jane si tre kambere ne nje dere. Mund te jete nje mund te jete seksion departament ne kete menyre vetem sa e zhdervjelltesoni dhe e verteta eshte se kontrollohen me mire.

mit/NOA

Lajme te ngjashmeRama Sali largohu si i padenje per popullin tendQeverite e formuara nga viti 1912 deri sot SpecialeNje fyerje mizoreKufizim jo fjales se lireBerisha Qe nga 2005-a opozita 1730 protesta Lidhjeinspektoret statusin e tatimoreve reforma ne inspektoriate sali berisha shmanget aribitrariteti ndaj biznesit Task Forca e Inspektoriateve

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›