E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Reforma, mbeshtetje PS

Kryeministri Berisha deklaroi diten e djeshme se do te vazhdonte bashkepunimin me opoziten ne lidhje me reformen zgjedhore. Ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te Partise Demokratike, Berisha theksoi se bashkepunimi me Partine Socialiste per kete reforme eshte i domosdoshem dhe per pasoje PD do te vazhdonte bashkepunimin me te. Kreu i Partise Demokratike, Berisha, ju beri thirrje deputeteve te tij te ishin te hapur me draftin qe pritet te vije nga Partia Socialiste ne lidhje me ndryshimet ne Kushtetute dhe ne Kodin Zgjedhor, sepse PD duhet t'i mbeshteste ato. Sipas Berishes, PS ishte partia me e madhe e opozites dhe ajo nuk mund te neglizhohej ne kete reforme te rendesishme.

"Ne do te vazhdojme bashkepunimin me PS ne lidhje me reformen zgjedhore. Ajo eshte partia me e madhe e opozites dhe nuk mund te neglizhojme bashkepunimin me te ne kete reforme te rendesishme per integrimin", mesohet se eshte shprehur Berisha ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD-se. Nga ana tjeter, ne lidhje me kete qendrim nuk ka pasur reagime nga deputetet e Grupit parlamentar te PD-se, te cilet edhe me pare jane shprehur per bashkepunim me opoziten ne kete reforme te rendesishme. Po keshtu, Kryeministri Berisha ne konferencen per shtyp, te mbajtur dy dite me pare, theksoi se ai e mbeshteste draftin me ndryshime te paraqitur nga Partia Socialiste. Sipas tij, ky draft shmangte fenomenin e "Dushkut" dhe ne kete kuader ishte i mire per t'u pranuar edhe nga ana e Partise Demokratike.

"Ai draft me ndryshime per ne eshte i pranueshem, sepse ne radhe te pare shmang fenomenin e Dushkut", deklaroi Berisha. Per te cilin duhet vazhduar bashkepunimi me opoziten dhe per reformen zgjedhore, njera nder reformat me te rendesishme te vendosura si kusht per anetaresimin e plote ne NATO. Po keshtu, kreu i qeverise ka sqaruar deputetet e partise se tij ne lidhje me akuzat e partive te vogla te mazhorances dhe opozites, sipas te cilave mes kreut te PD-se dhe kreut te PS-se, Rama, kishte nje pakt te fshehte ne lidhje me reformen zgjedhore. Sipas Berishes, marreveshja me PS-ne per reformen zgjedhore nuk kishte asgje te fshehte, por ishte nje marreveshje e hapur per te eliminuar fenomenin e Dushkut, i cili prej vitesh kishte qene nje nga fenomenet qe kishte deformuar voten e qytetareve. Partia Socialiste ka depozituar ne Kuvend nje draft per amendimin e Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor ne lidhje me reformen elektorale, i cili po diskutohet. Ne kete draft parashikohet qe sistemi zgjedhor te jete proporcional rajonal, listat shume-emerore dhe te mbyllura dhe Kuvendi me 140 deputete. Nderkohe qe socialistet kane kerkuar qe Kodi Zgjedhor te sanksionoje ne menyre te prere votimin me karta identiteti. Po keshtu, sipas socialisteve ne kete kod duhet te sanksionohet edhe nje pike sipas te ciles listat e votuesve duhet te dalin nga regjistri themeltar elektronik i centralizuar. Se shpejti pritet qe drafti te miratohet ne Komisionin parlamentar te Ligjeve dhe pastaj te kaloj per votim ne Kuvend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›