E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e brendshme: Po, kemi dosje per Menduh Thacin

SHKUP - Ministrja e Puneve te Brendshme e Maqedonise, Gordana Jankullovska, deklaroi dje se ne dikasterin qe ajo drejton, ekziston "nje lende" per kryetarin e Partise Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thacin.

Kete pohim Jankullovska e beri pas nje takimi qe pati sot me Thacin, ku teme e bisedes ishte nje deklarate e Thacit ne Parlament se ne 15 vitet e fundit "sherbimet sekrete kane pasur dosje per te".

"Pas hetimit te bere ne MPB, u evidentua lenda per Thacin", tha Jankullovska, duke shprehur keqardhje per keqperdorimin qe iu eshte bere ne kete menyre institucioneve. Ajo deklaroi gjithashtu se pret qe organet kompetente te zbatojne procedurat e nevojshme dhe te zbardhin kete rast. Menduh Thaci paralajmeroi edhe nje padi private dhe tha se kjo "nuk behet per hakmarrje, por qe nje gje e tille te mos i ndodhe askujt tjeter". Me 27 mars, ne nje seance parlamentare pyetjesh, kryetari i PDSH-se njoftoi se ka pasur njohuri dhe dokumente qe vertetonin se sherbimet sekrete te Maqedonise kane ndjekur per 15 vjet aktivitetet e tij, pasi dyshonin se "ben veprime antikushtetuese qe lidhen me ekstremizem politik, irredentizem dhe separatizem shqiptar".

Sipas Thacit, dosja e fundit e tij, me pseudonimin "kreatori", i eshte hapur ne vitin 2003, kur Drejtoria e sigurimit dhe kunderzbulimit drejtohej nga Zoran Verushevski.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›