Turqia duhet ta binde BE-ne per interesin e pranimit te saj
LISBONE - Turqia duhet ta binde Bashkimin Evropian per interesin e pranimit te saj, vleresoi sot ne Lisbone kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, disa dite perpara nje vizite zyrtare ne kete vend. Turqia "duhet ta binde Evropen se eshte ne interesin e saj ta integroje brenda saj", deklaroi Barroso gjate nje konference shtypi ne Fakultetin e Leterise ne Lisbone me temen: "Evropa dhe sfidat e globalizmit".
"Turqia mund te behet anetare e BE-se nese respekton te gjitha kriteret", shtoi ai pasi theksoi se pranimi i saj nxirrte gjithsesi disa "probleme te nje ndjeshmerie te madhe" te shtetet anetare te BE-se, disa prej te cilave jane kunder integrimit te saj.
Barroso do te shkoje ne Turqi per nje vizite zyrtare te enjten e ardhshme. Gjate kesaj vizite, e treta e nje kryetari te Komisionit Evropian ne Turqi, zyrtari evropian do te bejne nje tablo te reformave te nevojshme per procesin e anetaresimit ne BE. Turqia filloi ne tetor 2005 negociatat e pranimit ne BE, qe mund te kerkojne te pakten 10 ose 15 vjet.